Beyonce dhe Jay Z regjistrojnë vajzën në shkollë private
Çifti Beyonce dhe Jay Z po shpërngulen në Los Anxheles, ku dhe kanë regjistruar vajzën e tyre Blue Ivy në një shkollë private, raporton TMZ.
Aktualisht çifti është vendosur në një hotel në Beverly Hills, teksa është në kërkim të një prone në Westside, që përfshinë lagjet më luksoze si Beverly Hills, Holmby Hills dhe Bel-Air.
Sipas TMZ, në mënyrë të rezervuar ata kanë vizituar një seri shtëpish, por deri më tani nuk u është mbushur mendja për asnjë prej tyre.
Blue Ivy, 3 vjeç, thuhet se është regjistruar në një shkollë private elitë, emri i të cilës nuk është zbuluar dot nga portali amerikan i lajmeve të showbiz-it.
Megjithatë, portali ka zbuluar taksën vjetore të shkollës që është 15 mijë e 80 dollarë.
Madje, vogëlushja është pranuar në gjysmën e vitit shkollor, që është fare e pazakontë, pasi shkolla në përgjithësi i pranon nxënësit në fillim të vitit.