Beyonce harron problemet, poston foto në rrjete sociale
Beyonce po akuzohet për vjedhje. Një person ka vendosur ta padisë 33-vjeçaren, pasi muzika e këngës “XO” i përket atij, por ka rënë në dorën e Beyonce përmes njëres prej këngëtareve të cilat e shoqërojnë Beyoncen si zë i dytë.
Megjithatë, 33-vjeçarja ka vendosur që të harrojë për një moment trazirat, të cilat kanë shkaktuar reagime të mëdha, duke postuar një foto në rrjete sociale. Ajo është shumë seksi në xhinset e saj, “versioni i verës”, të cilat janë të shkurta.
Ditë më parë, Beyonce shkaktoi nervozizëm te adhuruesit e saj, që tha se ishte vegjetariane “part-time”, pasi ndonjëherë ajo konsumon edhe mish.
Ndërkohë, Ahmad Lane, personi që ka paditur Beyoncen për vjedhjen e këngës, ka bërë që adhuruesit e këngëtares të kërkojnë shpjegime. Përfaqësuesit ligjor të Beyonce kanë thënë se akuzat e Ahmad janë të paqarta, ndërsa kanë një qëllim të fshehtë.