Politika

PD: Të ulet çmimi i energjisë elektrike me të paktën 14%

Partia Demokratike reagoi sot ndaj deklaratës së Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri për shtyrjen e skemës lehtësuese të energjisë deri në 31 mars.

unnamed125Sipas PD, skema e lehtësimit, është e kundërta e represionit që është duke aplikuar qeveria.

“Eshtë shumë arrogante dhe cinike që Ministri i Energjitikës dhe Drejtori i OSHEE të flasin për skema lehtësuese. Edi Rama, Ministri dhe Drejtori i OSHEE janë krijuesit, organizuesit e zbatuesit e skemës shkatërrimtare energjitike për qytetarët e familjarët, duke i ngarkuar ata me fatura abuzive, duke i vendosur gjoba mbi këto fatura, duke mos dëgjuar ankesat e tyre, duke i rrjepur deri në qindarkën e fundit, duke i burgosur, dhe shpesh duke i shtyrë në akte dëshpërimi vetvrasjeje”, u shpreh sot në një dekaratë për mediat koordinatorja e PD, Reila Bozdo.

Sipas saj, “rasti dramatik i Qamil Zelës, i Llazi Nasit, i babait në Shkodër që donte të shpëtonte jetën e djalit 7 vjecar, janë akuza të drejtpërdrejta për qeverinë”.

“Skema e lehtësimit, është e kundërta e represionit që është duke aplikuar qeveria. Ka vetëm një skemë lehtësuese për qytetarët; Të ulet çmimi i energjisë elektrike me të paktën 14%, aq sa premtoi Edi Rama në fushatë. Të anullohen menjëherë faturat abuzive. Të shqyrtohen menjëherë ankesat e qytetarëve. Të falen kamatvonesat. Të faturohen në mënyrë të rregullt mbi bazën e konsumit”, tha Bozdo.

Sipas saj, “vetëm kjo skemë merr parasysh realitetin dhe shqetësimet e qytetarëve.
Të tjerat janë fjalë dhe vetëm fjalë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button