Bie në skenë kitaristi i grupit “Aerosmith”
Kitaristi i grupit superpopullor të “Rock”-ut, Aerosmith, Joe Perry u rrëzua në skenë gjatë një koncerti në Nju Jork, e sipas raporteve në mediet vendase u dërgua me urgjencë në spital.
65-vjeçari po interpretonte në Coney Island me grupin e tij “Hollyëood Vampires” dhe rokerin Alice Cooper, kur u shemb në tokë. Përpara kësaj, publiku nuk pa asnjë shenjë të ndonjë shqetësimi shëndetësor.
“Gjithçka ndodhi në skenë. U duk sikur u pengua e pastaj ra. Por njerëzit e panë që po dridhej. Erdhën punonjësit e policisë e i dhanë ndihmën e parë dhe, vetëm kur u qetësua disi, e ngjiten në autoambulancë”, tha Chyanne Leland.
Për Leland, kolapsi i Perryt ishte traumatizues.
“Joe Perry ka qenë një nga heronjtë e fëmijërisë sime, e ta shihja të vuante aq shumë ishte e rëndë për mua”, tha Leland.
Cooper vet shkroi më vonë në “Tëitter” se gjendja e Perryt ishte stabilizuar dhe se po i jepej trajtimi më i mirë shëndetësor i mundshëm. Steven Tyler konfirmoi në muajin qershor se grupi legjendar planifikon ndarjen pas 46 vitesh, ndërsa përpara kësaj i kishte thënë revistës “Rolling Stone” se “Aerosmith” do të donin të performonin edhe një herë të fundit së bashku në vitin 2017.