☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.77 ▼0.75%
ARI 4,436 ▲1.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,623 ▼ -3.12% ETH $2,054 ▼ -4.54% XRP $1.3620 ▼ -3.01% SOL $86.1600 ▼ -5.22%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.77 ▼0.75 % ARI 4,436 ▲1.37 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.77 ▼0.75 % ARI 4,436 ▲1.37 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kronika e zeze

Bilanc tragjik, 4 viktima në 4 aksidente të ndryshme në 24 orë

aks194-320x183Katër viktima në 4 aksidente të ndryshme janë shënuar në harkun kohor të 24 orëve të ditës së sotme.

Aksidenti i fundit është në aksin Rrëshen Kalimash, ku, makina me tre të rinj nga Mitrovica doli nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e 1 personi dhe dy të plagosur.

Automjeti tip Benz 270  me targa kosovare, UFP 442, doli nga rruga duke u përplasur me një trafik-ndarëse, ku shkak dyshohet se mund të ketë qenë shpejtësia e madhe.

Policia thotë se nga aksidenti humbi jetën Iridon Fejzo 21 vjeç, banues ne Mitrovicë si dhe janë plagosur rëndë Ardian Fejzo, 26 vjeç dhe Fidan Ismaili, 32 vjeç, që të dy me banim në Mitrovicë, të cilët janë nisur për ndihmë mjekësore në spitalin Kukësit.

Sakaq, më herët aksidente të tjera ndodhën përgjatë superstradës Laç- Fushë Krujë dhe në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Mëngjesin e sotëm humbi jetën 19-vjeçari Anton Lleshi, i cili drejtonte një automjet “Peugeot” me targa LA 27 18 A. Mjeti u përplas me një shtyllë në vendin e quajtur Kthesa e Patokut. I riu humbi jetën në vend ndërsa pasagjeri Petrit Lleshi mori plagë në trup, por pa rrezik për jetën. Shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe nga ana e viktimës.

Po ashtu, në orët e mesnatës, po në aksin Laç-Fushë Krujë, në një tjetër aksident humbi jetën 26-vjeçari Alfred Gjini, i cili udhëtonte si pasagjer në automjetin “Renault Clio” me targë AA 012 IP, që drejtohej nga Eduard Cakoni nga Laçi 28 vjeç. Ky mbeti i plagosur. Plagë ka marrë dhe një tjetër person, Armando Cakoni, që udhëtonte në të njëjtin mjet.

Ndërsa në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, në vendin e quajtur Sofratikë, automjeti “Opel” me targa greke YNP qe drejtohej nga Grigor Magllara, 51 vjeç nga Vriseraja e Gjirokastrës, përplasi për vdekje 40- vjeçaren me iniciale M.B, nga Libohova, e cila e cila po përpiqej të kalonte rrugën.

40-vjeçarja mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua me helikopter për në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë.

Një bilanc tragjik në të vërtetë, i cili nuk kishte shënuar një numër kaq të madh viktimash në këtë sezon veror brenda 24 orëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.