☁️
Tiranë 12°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 96.43 ▲2.06%
ARI 4,453 ▲1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,865 ▼ -3.06% ETH $2,046 ▼ -3.38% XRP $1.3447 ▼ -2.59% SOL $85.0400 ▼ -4.31%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 96.43 ▲2.06 % ARI 4,453 ▲1 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 96.43 ▲2.06 % ARI 4,453 ▲1 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Europa

”Bild”: Berlini po përgatitet për një dalje të Greqisë nga eurozona

Qeveria gjermane po përgatitet konkretisht për mundësinë e një daljeje të Greqisë nga eurozona në rast të ardhjes në pushtet të së majtës radikale duke shkaktuar madje një panik bankar në këtë vend, konfirmoi sot e përditshmja ”Bild”, pa bërë të ditur burimet.

merkel-greqi1“Nëse do të ketë një dalje të Greqisë nga eurozona, ekspertët qeveritarë gjermanë i tremben një dyndjeje të klientëve drejt bankave greke për të siguruar të ardhurat e tyre në euro dhe pasoja mund të jetë një kolaps bankar”, konfirmoi e përditshmja më e lexuar në Evropë.

”Sipas kësaj hipoteze, unioni bankar evropian (kontribuesit evropianë) do të duhet të ndërhyjë me ndërprerje të miliardave”, konfirmoi Bild.

“Bild bëri të ditur se kancelarja po punon për disa skenare në rast të fitores së aleancës së majtë Syriza në Greqi gjatë zgjedhjeve legjislative të 25 janarit”, konfirmoi e përditshmja.

”Mes pritshmërive të parashikuara, nëse procesi i reformave dhe ekonomisë do të ndërpritet në Athinë, kësti i mbetur prej 10 miliardë eurosh nuk do të mund të paguhet”, shkruan ”Bild”.

Zërat për një dalje të mundshme të Greqisë nga euro kanë qenë të shumta që kur e përjavshmja gjermane ”Der Spiegel” konfirmoi këtë fundjavë se Angela Merkel do të ishte e gatshme të lejonte Greqinë të dilte nga zona euro në rast fitoreje të së majtës radikale Syriza në zgjedhjet legjislative të 25 janarit.

Berlini nuk i ka përjeshtuar këto informacione duke konfirmuar gjithashtu se qeveria nuk kishte diskutuar për një gjë të tillë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.