Bing do të bëhet motori kryesor i kërkimit i Microsoft
Motori i kërkimit Bing këtë verë do të jetë në radhë me Yahoo dhe Google, pasi Microsoft do ta bëjë kërkuesin kryesor për përdoruesit. Sipas blogut të kompanisë, deri tani Bing ka qënë një opsion për përdoruesit, për gati një vit e gjysëm.
Por tashmë ai do të jetë një standard. Kjo lëvizje do të sjellë Bing-un shumë shpejt një konkurrues për Yahoo dhe Google, të cilët e kanë një kërkues kryesor që prej 2013 dhe 2011, respektivisht.
Kjo do të thotë që webmaster-ët mund të shohin trafikun e faqeve të tyre nga Bing. Por megjithatë ata nuk mund të shohin kërkimet individuale që një përdorues ka marr në sitin e tyre. Ideja është të mbrojë privatësinë e përdoruesit, duke bllokuar reklamuesit nga thelbi i kërkimeve “përgjuese”.