☁️
Tiranë 17°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,855 ▼ -3.19% ETH $2,186 ▼ -3.42% XRP $1.3270 ▼ -2.08% SOL $81.7800 ▼ -3.89%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kosova

Bisedimet Kosovë-Serbi: 17 orë bisedime, arrihet përparim për telekomin

KosoveNë Bruksel është mbajtur një takim i grupeve punuese për zbatimin e marrëveshjes për telekom ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Ky takim ka zgjatur 17 orë.

Ministrja për dialogun në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka deklaruar se në këtë rund të takimeve është biseduar për përafrimin e qëndrimeve dhe në këtë kuadër Kosova do ta marrë kodin telefonik 383 direkt nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU) dhe se kërkesa në emër të Kosovës do të bëhet nga ana e Austrisë.

“Caktimi dhe marrja e kodit telefonik për Kosovën ka rëndësi të madhe” pasi do të përdoret “vetëm një kod telefonik siç e ka çdo shtet, për dallim nga situata e tashme kur në përdorim janë disa kode”, ka thënë zonja Tahiri.

Ajo, po ashtu, ka theksuar se pjesë e marrëveshjes është edhe lejimi i përkohshëm për një kompani të re të telefonisë në Kosovë, që do të ketë fushëveprim të kufizuar.

Takimi i ardhshëm i grupeve punuese do të mbahet më 22 qershor në Bruksel.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.