Ekonomia

Biznesi turk e ai maqedonas paraqet interes për të investuar në Shqipëri

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto zhvilloi të mërkurën në Tiranë, një takim me përfaqësues të dhomës së tregtisë turke e maqedonase.

Përfaqësuesit e dhomës turke dhe Maqedonase të Tregtisë, shfaqën interes për të investuar në sektorët e transportit hekurudhor, transportin rrugor dhe atë ajror.

Haxhinasto paraqiti format e bashkëpunimit dhe angazhimit në infrastrukturë, duke theksuar se bizneset nga këto dy vende kanë mundësi konkrete të bëjnë biznes në Shqipëri.

Interes të veçantë nga kompanitë, u shfaq për transportin hekurudhor. Ministri Haxhinasto tha se në projektet e ministrisë është rivitalizimi i këtij transporti, me dy linja të rëndësishme si Durrës-Përrenjas dhe Tiranë-Rinas-Durrës. Një mundësi e mirë për investorët maqedonas, sipas ministrit Haxhinasto, është projekti për parkun logjistik në Përrenjas.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button