☁️
Tiranë 11°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $58,425 ▼ -1.37% ETH $1,612 ▼ -2.26% XRP $0.9167 ▼ -2.53% SOL $69.3800 ▼ -2.06%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
roze

Blake Lively shfaqet në publik pas marrëveshjes me Justin Baldoni

Blake Lively shfaqet në publik pas marrëveshjes me Justin Baldoni

Blake Lively është rikthyer në qendër të vëmendjes vetëm pak javë pasi mbylli zyrtarisht konfliktin ligjor me kolegun e saj në filmin “It Ends With Us”, Justin Baldoni.

Aktorja e njohur e “Gossip Girl” mori pjesë të martën në eventin luksoz të organizuar nga Fendi në New York, ku u prezantua koleksioni “Baguette® 26424 Re-Edition”.

Lively u shfaq plot buzëqeshje teksa pozoi për fotografët në ambientet e dyqanit prestigjioz të markës në Madison Avenue.

38-vjeçarja tërhoqi vëmendje me një kombinim elegant: xhinse të zeza, body të zi dhe një pallto bezhë, të cilat i kombinoi me taka të zeza dhe një çantë Fendi.

Sipas Page Six, aktorja qëndroi në event më gjatë se shumica e të ftuarve VIP dhe provoi disa modele syzesh të markës italiane. Burime nga eventi treguan se Blake ishte në humor shumë të mirë, bisedoi me fansat dhe realizoi selfie me ta. Në event ishte e pranishme edhe aktorja Olivia Wilde, me të cilën Lively kaloi një pjesë të mirë të mbrëmjes.

Dalja e saj publike vjen pak më shumë se dy javë pasi përfundoi procesi gjyqësor ndaj Justin Baldoni, të cilin ajo e kishte akuzuar për ngacmim seksual gjatë xhirimeve të filmit “It Ends With Us”.

Megjithëse asnjëra palë nuk përfitoi financiarisht nga marrëveshja, raportimet thonë se ekipet ligjore të të dy aktorëve kanë përfituar rreth 60 milionë dollarë gjatë gjithë procesit.

Vetëm disa orë pas publikimit të lajmit për marrëveshjen, Blake Lively bëri një paraqitje surprizë në Met Gala 2026, një lëvizje që sipas burimeve konsiderohet si fillimi i rikthimit të saj të madh në Hollywood.

“Ajo donte që të gjithë sytë të ishin mbi të dhe të tregonte se është gati të ecë përpara,” tha një burim për mediat amerikane.

Sipas raportimeve, Blake Lively ka tashmë disa projekte të reja në zhvillim, përfshirë filmin “The Survival List” dhe adaptimin kinematografik të romanit “The Husband’s Secret”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.