roze

Blanchett, ambasadore e vullnetit të mirë

Aktorja fituese e çmimit “Oscar”, Cate Blanchett, është zgjedhur si ambasadore e vullnetit të mirë nga agjencia e OKB për refugjatët, UNHCR. Lajmin e njoftoi vetë agjencia pikërisht ndërsa Blanchett u kthye nga një mision në Jordani, ku pa nga afër operacionet humanitare për personat e shpërngulur nga Siria.

Ajo u takua me familje refugjatësh sirianë për të dëgjuar mbi udhëtimet e rrezikshme që kishin ndërmarrë dhe sfidat me të cilat përballeshin çdo ditë.

“Jam shumë krenare për këtë rol. Ky është një moment kritik për të mbështetur refugjatët e për t’u solidarizuar me ta. Ne po jetojmë një krizë të paprecedentë e cila kërkon angazhim mbarëkombëtar. Duhet të zgjedhim nëse do të ndjekim rrugën e dhembshurisë apo të intolerancës”, tha ajo.

Përpara emërimit të saj si ambasadore e vullnetit të mirë, Blanchett ka bashkëpunuar me UNHCR-në për më shumë se një vit për të rritur ndërgjegjësimin lidhur me të shpërngulurit me forcë.

Ne vitin 2015 ajo udhëtoi në Liban për t’u takuar me refugjatët sirianë dhe për të dëgjuar mbi peripecitë e personave pa shtet, si pjesë e mbështetjes për fushatën “iBelong” (Unë i përkas).

Komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, Filipo Grandi, vlerësoi maksimalisht aktoren e “Blue Jasmine”, e cila sipas tij kishte treguar përkushtim të madh ndaj kësaj kauze.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button