☁️
Tiranë 13°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 92.94 ▲2.9%
ARI 4,444 ▼2.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,006 ▼ -1.48% ETH $2,119 ▼ -2.29% XRP $1.3850 ▼ -2.47% SOL $89.0600 ▼ -3.43%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.94 ▲2.9 % ARI 4,444 ▼2.38 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.94 ▲2.9 % ARI 4,444 ▼2.38 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Blerja e energjisë nga HEC-et private, edhe ASHTA ikën nga KESH, firmos me OSHEE

Përmbyllet procesi i kalimit të kontratave koncesionare për blerjen e energjisë elektrike të prodhuesve privat nga KESH tek OSHEE.

Me firmosjen këtë javë të Marrëveshjes së Kalimit të detyrimit për blerjen e energjisë ndërmjet shoqërisë koncesionare Energji ASHTA dhe OSHEE, përfundon një fazë e rëndësishme e reformës në sektorin e energjisë elektrike, ajo e ndarjes së funksioneve për secilin operator dhe krijimin e tregut të organizuar të energjisë elektrike.

Bazuar në Ligjin e ri Për Sektorin e Energjisë Elektrike të Prillit 2015 dhe në një sërë aktesh të tjera nënligjore të dala në zbatim të tij, KESH nuk do të ketë më detyrimin e caktuar arbitrarisht të blerjes së energjisë së prodhuar nga HEC-et e vegjël, por tashmë do të ushtrojë vetëm funksionet e tij naturale si prodhues energjie, duke bërë të mundur në këtë mënyrë një shfrytëzim më optimal të burimeve të tij gjeneruese.

Me ndryshimet e marrëveshjes tip të blerjes së energjisë, të miratuar nga ERE,  të gjitha shoqëritë koncesionare kanë firmosur kontratat e reja me OSHEE, duke i dhënë fund kështu konfliktit të nisur nga shoqata e HEC-ve, për pasiguritë e pretenduara prej tyre me të cilat mund të përballeshin ata nga ky ndryshim i blerësit të energjisë.

Sipas Ministrisë së Energjisë, situata ka rezultuar krejt e kundërta, pasi Qeveria shleu të gjitha detyrimet e prapambetura prej 9.1 miliard lekësh që shteti i kishte këtyre koncesionarëve dhe tashmë ata po paguhen rregullisht për energjinë që prodhojnë duke ju rritur likujditetin dhe lehtësuar përmbushjen e detyrimeve për shlyerjen e kredive ndaj bankave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.