☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.89 ▲4.27%
ARI 4,335 ▼1.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,346 ▲ +2.91% ETH $2,134 ▲ +3.6% XRP $1.4084 ▲ +1.42% SOL $90.1500 ▲ +3.93%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.89 ▲4.27 % ARI 4,335 ▼1.64 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.89 ▲4.27 % ARI 4,335 ▼1.64 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Blerjet on line, mbi 120 mijë transaksione në muaj, ja milionat që shpenzojnë shqiptarët

Janë mesatarisht mbi 120 mijë transaksione mujore për blerje online gjatë katër muajve të parë të këtij viti, sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave. Niveli më i lartë i tyre ka arritur në prill, me mbi 130 mijë transaksione on line.

Po sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave, volumi i transksioneve online është mbi 150 milionë euro në muaj. Përgjithësisht në gusht dhe dhjetor ka një rritje të interesit për të blerë online. Në raport me vitet e kaluar, transaksionet online janë rritur ndjeshëm. Në 2012-n, kur Shoqata e Bankave raporton për herë të parë të dhënat, volumi i transaksioneve online ishte më pak se 80 milionë euro në muaj.

Po çfarë blihet. Aktorët e tregut pohojnë se kryesisht me karta po blihen shumë bileta avioni online, duke shmangur jo vetëm agjencitë, por edhe duke prenotuar direkt në vendet fqinje (Maqedoni, Podgoricë, Kosovë), që janë shumë më lirë se ne.

Një volum të konsiderueshëm e zënë dhe veshjet e ndryshme. Victoria’s Secret dhe të tjera ku mund të blihet me dollarë, si Alibaba dhe Ebay, janë kthyer në më të preferuarat e rinjve shqiptarë për blerjet online. Vajzat bëhen në grupe dhe pasi “gjuajnë” kur janë uljet më të mëdha porositin online veshjet apo aksesorë të tjerë, duke i paguar me kartë krediti, që më pas u vinë tek dera me postë.

Tregu i brendshëm i blerjeve online është i kufizuar dhe pagesat më së shumti kryhen fizikisht, në momentin e dorëzimit të mallit.

Së fundmi përdorim kanë gjetur dhe investimet në bursa përmes internetit, por këto skema mbeten të kufizuara dhe në pjesën më të madhe janë të palicencuara e kontrolluara.

Së fundmi, Ministria e Financave ka vendosur që kufiri i pataksueshëm për blerjet online të ulet nga 150 euro në 45 euro.

Ky veprim, sipas financave, bëhet për të shmangur në këtë mënyrë konkurrencën e pandershme të subjekteve tregtare që importojnë dhe shesin produktet e tyre në vend, duke paguar të gjitha taksat dhe tatimet në import.

Ky ndryshim pritet të prekë më shumë ata që blenin veshjet online, që duhet të llogarisin për çdo blerje mbi 45 euro edhe një shtesë si taksa 22.4% të vlerës së mallit (20% TVSH 2.4% taksë doganore).

Ulja e kufirit të blerjeve të pataksueshme ka ngjallur reagimin e individëve, që kundërshtojnë një nismë të tillë, pasi u kufizon atyre mundësitë për të blerë lirë jashtë vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.