☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.28 ▲0.42%
ARI 4,791 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $72,464 ▲ +1.57% ETH $2,217 ▲ +0.79% XRP $1.3595 ▲ +0.72% SOL $84.7000 ▲ +2.07%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.28 ▲0.42 % ARI 4,791 ▼0.55 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.28 ▲0.42 % ARI 4,791 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Bota

Blinken në Kinë për të stabilizuar raportet dypalëshe

Kjo është vizita e parë e një diplomati amerikan në Kinë në pothuajse pesë vjet.

Zyrtarët amerikanë thanë se qëllimi kryesor i bisedimeve është stabilizimi i raporteve me Kinën që janë bërë ekstremisht të tensionuara.

Blinken para pesë muajsh kishte shtyrë këtë vizitë, pas fluturimit të një balone të dyshuar kineze të spiunazhit në hapësirën ajrore amerikane. SHBA-ja ka ulur pritjet për këtë vizitë dhe të dyja palët e kanë bërë të qartë se nuk presin ndonjë rezultat të madh.

Qëllimi, thanë zyrtarët amerikanë, është rihapja e linjave të komunikimit në nivel të lartë dhe stabilizimi i raporteve, që janë përkeqësuar pas incidentit me balonën.

Kina ka mbajtur stërvitje ushtarake pranë Tajvanit, që Pekini e sheh si pjesë integrale të Kinës. SHBA-ja mban raporte të ngushta me Qeverinë tajvaneze të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Sipas agjendës, përveç me kryediplomatin kinez, Blinken do të takohet edhe me zyrtarin për politikë të jashtme Wang Yi.

Lufta në Ukrainë, mosmarrëveshjet tregtare lidhur me teknologjinë e avancuar kompjuterike dhe të drejtat e njeriut në Kinë janë pjesë e temave që pritet Blinken të diskutojë me zyrtarët në Pekin.

Zyrtarët kinezë që kanë reaguar ndaj vizitës së Blinkenit, kanë vënë në pikëpyetje nëse SHBA-ja është e sinqertë në përpjekjet e saj për të përmirësuar raportet.

Është ende e paqartë në Blinken do të takohet me presidentin kinez, Xi Jinping.

Blinken është zyrtari më i lartë amerikan që viziton Kinën që kur presidenti amerikan, Joe Biden, mori detyrën në janar të vitit 2021.

“Nëse dëshironi të siguroheni, siç duam ne, se konkurrenca që kemi me Kinën nuk shkon në konflikt, duhet të nisni të komunikoni”, tha Blinken për gazetarët të premten.

Më pas ai tha se shpreson se do të takohet me presidentin Xi gjatë muajve të ardhshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.