Bllokimet teknologjike, Rubio: SHBA nuk është nën sulm kibernetik
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka hedhur poshtë pretendimet se seria e ndërprerjeve të fundit të teknologjisë në SHBA mund të jetë pjesë e një sulmi të koordinuar apo komploti.
“Ne nuk jemi nën sulm sistemik. Këto ngjarje nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe nuk janë të ndërlidhura”, deklaroi Rubio, duke theksuar se nuk ka asnjë provë që mbështet këto dyshime.
Gjatë javës së kaluar, SHBA-ja u përball me një sërë problemesh teknike që prekën shërbimet e Microsoft dhe Apple, bankat kryesore, agjencitë shtetërore, si dhe shkaktuan pezullimin e përkohshëm të fluturimeve në të gjithë vendin.
Edhe Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton, përjashtoi mundësinë e një sulmi kibernetik, duke shpjeguar se ndërprerjet mund të lidhen me proceset e riparimit dhe përmirësimit të sistemeve teknologjike në institucione të ndryshme.
Ndërkohë, ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se deri më tani nuk ka prova që incidentet të kenë një shkak të përbashkët.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.