☁️
Tiranë 18°C · Vranët 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,341 ▼1.03%
DOW 50,759 ▼1.64%
NASDAQ 24,328 ▼0.74%
NAFTA 83.05 ▼1.89%
ARI 3,777 ▼2.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $64,685 ▲ +0.34% ETH $1,814 ▼ -0.08% XRP $0.9968 ▲ +4.26% SOL $74.9600 ▲ +3.38%
S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 83.05 ▼1.89 % ARI 3,777 ▼2.25 % S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 83.05 ▼1.89 % ARI 3,777 ▼2.25 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
18 Nën 2026
Breaking
Politika

Kuvend/ Alizoti: Prej një viti protestohet në Shqipëri, parlamenti nuk ka gjetur një seancë për të folur për zemërimin qytetar

Deputeti demokrat Tomorr Alizoti, në fjalën e mbajtur në nisje të seancës plenare, ka kritikuar mazhorancën për mungesën e diskutimit në Kuvend mbi protestat e qytetarëve, të cilat, sipas tij, vijojnë prej gati një viti.

Alizoti deklaroi se opozita ka depozituar katër nisma ligjore që nuk janë përfshirë në rendin e ditës, ndërsa akuzoi Kuvendin se ka shmangur trajtimin e protestës dhe pakënaqësisë qytetare, pavarësisht se për këtë çështje kanë raportuar edhe mediat kombëtare e ndërkombëtare dhe ka folur Parlamenti Europian.

“Opozita ka sjellë katër nisma ligjore, të cilat nuk i keni vënë në rendin e ditës. Mund të them pa frikë se ky është i vetmi Kuvend që nuk vë në rend dite një gjë që ka ndodhur rreth gati një vit, që është protesta e shqiptarëve, për të cilën ka folur dhe PE, mediat kombëtare e ndërkombëtare, por Kuvendi i shqiptarëve nuk flet. Protesta është një zemërim shoqëror. Nëse Kuvendi përfaqëson shqiptarët, atëherë çfarë përfaqëson ky Kuvend? Kush është rendi i ditës së tij? Rendi i ditës duhet të ishte zemërimi shoqëror, zemërimi i të rinjve, i prindërve të të rinjve dhe Kuvendi, në këtë gati një vit, nuk ka gjetur një pikë të rendit të ditës, një seancë për protestën që ndodh në Shqipëri.”

Deputeti demokrat u ndal edhe te mënyra se si, sipas tij, po trajtohen të rinjtë dhe protestuesit, duke e lidhur këtë me përgjegjësinë e politikës për të përfaqësuar qytetarët.

“Politika është përfaqësim dhe besim. Si mund të poshtërohen të rinjtë? Nëse ne vijmë në një vend që pretendojmë të shkojmë në BE dhe rrethohemi nga forcat speciale, ky është problem.”

Më tej, Alizoti kritikoi përdorimin e dhunës ndaj protestuesve dhe mënyrën e ushtrimit të pushtetit nga qeveria.

“Politika përfundon aty ku hyn dhuna, nuk mbahet pushteti me dhunë. Ndaj një kryeministri që tregon barcaleta në Europë dhe përdor kartat tuaja, kjo është mungesë respekti për ju. Ju e dini që një student shqiptar është pa të ardhme në Shqipëri. Një polici e inkriminuar që dhunon njerëzit që luftojnë për liri.”

Gjatë së njëjtës seancë plenare, Kuvendi miratoi edhe projektprogramin dhe projektkalendarin e punimeve për periudhën 16 nëntor – 4 dhjetor.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.