☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 97.98 ▲0.11%
ARI 4,791 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $72,350 ▲ +1.2% ETH $2,213 ▲ +0.05% XRP $1.3561 ▲ +0.41% SOL $84.2900 ▲ +1.25%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.98 ▲0.11 % ARI 4,791 ▼0.57 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.98 ▲0.11 % ARI 4,791 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Bota

Bllokimi i emigrantëve rrit tensionet, Turqia i përgjigjet ashpër Trumpit

Urdhri i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për ndalimin e hyrjes së refugjatëve në SHBA, është “fyes”, tha zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus.

Është ky reagimi i parë i Ankarasë për urdhrin e diskutueshëm.

Kurtulmus i bëri thirrje Trumpit të rishqyrtojë vendimin, i cili, siç tha, është motivuar nga islamofobia, raporton AFP, transmeton Rel.

“Është e pamundur të pranohet kjo. Politika duhet të rishqyrtohet”, tha Kurtulmus, i cili është edhe zëdhënës kryesor i Qeverisë turke.

Të premten, Trump ka lëshuar një urdhër ekzekutiv që u ndalon hyrjen në SHBA të gjithë refugjatëve dhe udhëtarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane: Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.

Urdhri, tani për tani, vlen për 90 ditë.

Trump e ka mbrojtur këtë masë, duke thënë se ajo do ta bëjë SHBA-në të sigurt nga “terroristët radikalë islamikë”.

Kurtulmus tha se është “jashtëzakonisht fyese që një vendim i tillë është marrë në një vend si SHBA-ja, që njihet si komb me fe dhe grupe të ndryshme etnike”.

Turqia strehon 2.7 milionë refugjatë sirianë, që kanë ikur nga lufta gati gjashtëvjeçare në vendin e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.