🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 94.98 ▼1.08%
ARI 4,495 ▲0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $62,849 ▼ -5.67% ETH $1,781 ▼ -3.93% XRP $1.1728 ▼ -4.04% SOL $69.5900 ▼ -6.42%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 94.98 ▼1.08 % ARI 4,495 ▲0.62 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 94.98 ▼1.08 % ARI 4,495 ▲0.62 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking

Lajme

Futbolli ne Kosove

Dardanet mposhtin Bullgarinë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka vazhduar serinë pozitive në kualifikimet për Kupën e Botës 2027, duke shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Bullgarisë, me rezultat 3:1. Ndeshja e zhvilluar, të martën, në stadiumin “Aleksandar Shalamanov” në Sofje nisi më mirë për vendaset, të cilat kaluan në epërsi në minutën e 9-të me golin e Aleksandra Yaneva. Megjithatë, reagimi i Dardaneve ishte i menjëhershëm. Në minutën e 15-të, pas një goditjeje nga këndi, kapitenia Erëleta Memeti realizoi gol të bukur direkt në portë për ta barazuar rezultatin në 1:1. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Kosova përmbysi rezultatin. Pas një krosimi të saktë, mbrojtësja Blerta Smaili realizoi me kokë për epërsinë 2:1, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Dardanet kontrolluan lojën dhe krijuan më shumë raste shënimi. Epilogu i ndeshjes u vulos në minutën e 89-të, kur pas një tollovie në zonë, mbrojtësja Albulena Fejza realizoi për rezultatin përfundimtar 3:1. Kosova dominoi edhe në statistika, duke krijuar 13 raste për gol, krahasuar me vetëm tri të vendasve, si dhe katër goditje në portë kundrejt dy të Bullgarisë. Me këtë fitore, Kosova forcon pozitën e parë në Grupin C2, me nëntë pikë nga tri ndeshje, pas fitoreve të mëparshme ndaj Gjibraltarit (6:0) dhe Kroacisë (1:0). Dardanet do të përballen sërish me Bullgarinë pas katër ditësh, kësaj radhe në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Nga Liga C nuk sigurohet kualifikimi direkt për në Kupën e Botës, por vendi i parë garanton pjesëmarrjen në “play-off”-in kualifikues dhe promovimin në Ligën B të Ligës së Kombeve, që mbetet objektivi kryesor i Kombëtares së Kosovës.

18 Apr 2026