☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 11 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.51 ▲0.14%
ARI 4,129 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $64,215 ▲ +0.6% ETH $1,799 ▲ +1.66% XRP $1.1073 ▲ +0.23% SOL $78.0400 ▼ -1.05%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▲0.14 % ARI 4,129 ▲0.37 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▲0.14 % ARI 4,129 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
11 Jul 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Dardanet mposhtin Bullgarinë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka vazhduar serinë pozitive në kualifikimet për Kupën e Botës 2027, duke shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Bullgarisë, me rezultat 3:1.

Ndeshja e zhvilluar, të martën, në stadiumin “Aleksandar Shalamanov” në Sofje nisi më mirë për vendaset, të cilat kaluan në epërsi në minutën e 9-të me golin e Aleksandra Yaneva. Megjithatë, reagimi i Dardaneve ishte i menjëhershëm. Në minutën e 15-të, pas një goditjeje nga këndi, kapitenia Erëleta Memeti realizoi gol të bukur direkt në portë për ta barazuar rezultatin në 1:1.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Kosova përmbysi rezultatin. Pas një krosimi të saktë, mbrojtësja Blerta Smaili realizoi me kokë për epërsinë 2:1, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Dardanet kontrolluan lojën dhe krijuan më shumë raste shënimi. Epilogu i ndeshjes u vulos në minutën e 89-të, kur pas një tollovie në zonë, mbrojtësja Albulena Fejza realizoi për rezultatin përfundimtar 3:1.

Kosova dominoi edhe në statistika, duke krijuar 13 raste për gol, krahasuar me vetëm tri të vendasve, si dhe katër goditje në portë kundrejt dy të Bullgarisë.

Me këtë fitore, Kosova forcon pozitën e parë në Grupin C2, me nëntë pikë nga tri ndeshje, pas fitoreve të mëparshme ndaj Gjibraltarit (6:0) dhe Kroacisë (1:0).

Dardanet do të përballen sërish me Bullgarinë pas katër ditësh, kësaj radhe në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Nga Liga C nuk sigurohet kualifikimi direkt për në Kupën e Botës, por vendi i parë garanton pjesëmarrjen në “play-off”-in kualifikues dhe promovimin në Ligën B të Ligës së Kombeve, që mbetet objektivi kryesor i Kombëtares së Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.