☁️
Tiranë 10°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.84 ▲1.68%
ARI 4,520 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,648 ▼ -0.61% ETH $2,145 ▼ -1.14% XRP $1.4001 ▼ -1.4% SOL $90.6500 ▼ -2.05%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.84 ▲1.68 % ARI 4,520 ▼0.72 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.84 ▲1.68 % ARI 4,520 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

Blushi: Ligji i mbetjeve, i sponsorizuar nga biznesi. Parlamenti, treg ligjesh

Deputeti Ben Blushi, duke marrë fjalën në Parlament ka akuzuar mazhorancën se ka sjellë për të votuar një ligj të sponsorizuar, duke iu referuar atij të mbetjeve.

“Ky është një ligj i blerë e i sponsorizuar që nuk vjen për shkak të vullnetit për të hapur vende pune, apo për të nxitur industrinë e riciklimit. Rilindja në 3 vjet ndërtoi tregun e ligjeve. Një ligj sot mund të blihet dhe vjen në Parlament e votohet. Nëse je biznesmen e blen, nëse nuk ke para, jo”, ka deklaruar Blushi.

Ish-deputeti socialist ka akuzuar ish-kolegët e tij të mazhorancës, por edhe ata të opozitës, se në këtë mënyrë po marrin përsipër dëmtimin e shëndetit të qytetarëve shqiptarë.

“Me helmet që do të vijnë në shqipëri a e dini çfarë merrni përsipër? Ju që qeshni sot, edhe ju të opozitës, po helmoni shëndetin e shoqërisë. Sa vatra kanceri do të hapen në Shqipëri? Sa fëmijë si Arditi i Sharrës do të punojnë atje? Fëmijië të sëmurë ose të vrarë, për fat të keq. Sepse fëmijët e të varfërve do të mbledhin këto mbetje për t’i ricikluar, siç thoni ju”, ka thënë Blushi.

Ai ka theksuar se, ky ligj nuk ka arsye as industriale e as morale, “por vetëm arsye tregu dhe Rilindja këtë nuk e fsheh më”.

“Nuk foli askush nga ju për shëndetin, por vetëm për industrinë. Përfaqësuesit e kujt jeni ju? Sigurisht që jeni të biznesit. Ky është vendi më i ndotur i Europës dhe ju keni ndërmend ta mbysni me plehra? Bilancin po e rëndojmë më shumë duke hequr kufijtë e helmeve që do të hyjnë në Shqipëri. Ky është një manual se si të jetoni në kazane plehrash. Ju do ta votoni këtë ligj si robotë, sepse nuk keni ndërgjegje”, ka thënë Blushi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.