Blushi: PS, peng e një pakice që po i imponohet shumicës
Deputeti Ben Blushi, duke marrë fjalën në kongresin e PS, ka kritikuar ashpër lidershipin e partisë, i cili sipas tij ka marrë monopolin e këtij subjekti politik dhe po imponohet përmes forcës.
Duke iu përgjigjur deklaratave të kryetarit Rama, se ata që kërkojnë ndryshime në PS janë një pakicë, Blushi është përgjigjur:
“Në këtë parti ka një shumicë dhe një pakicë. Një shumicë absolute që kërkon një parti të përbashkët për të gjithë dhe një pakicë relative që kërkon një parti vetëm për vete. Unë flas në emër të kësaj shumice, ajo mund të jetë e frenuar, por ekziston. Ajo po pret që të çlirohet, ajo është një shpirt i zënë rob me kusht, nga një grusht. Ne do t’i japim mundësi kësaj shumice të flasë dhe të votojë me votë të lirë”, ka deklaruar Blushi.
Duke nënvizuar se, “të gjithë bashkë duhet të kemi një gjë të përbashkët”, Blushi ka parashtruar një seri pyetjesh.
A jemi të barabartë ne në këtë parti? Apo i japim dikujt më shumë fuqi, apo disave më shumë pushtet? A ka shkelje në jetën e PS, a ka patur shkelje e deformime? A mund të fajësohet dikush apo disa se flasin në emër të kësaj të vërtete?
“Unë mendoj se e drejta e gjithësecilit po mbytet. Një pakicë e pavotuar po detyron një shumicë ta pranojë atë si shumicë pa zgjedhje. Nëse kjo pakicë ka një meritë, ajo është pengmarrja e PS”, ka thënë Blushi. Sipas tij, është pikërisht kjo pakicë që e konsideron atë armik të PS. “Për këtë pakicë, nëse kërkon zgjedhje, zgjidhje apo mbledhje je 3 herë armik. Nëse do më shumë punësim je shumë armik, nëse do rritje pagash je shumë më shumë armik. Nëse do pastrim të PS nga krimi je armiku i mikut dhe nëse do që të mos ketë njerëz me precedentë penal je miku i armikut. Ky është morali i kësaj pakice, kriteri, nderi dhe misteri i kësaj partie shumicë. Këtë unë nuk do ta pranoj kurrë. Poshtërimi dhe lincimi që i është bërë PS nuk ka ardhur nga mungesa e kohës dhe socialistëve, por nga arroganca dhe besimi delirant se të gjitha rrugët e PS janë të një njeriu, se të gjithë duhet të japin votën për një njeri. Ai është Edi Rama”, ka thënë Blushi.
Më tej, ai ka bërë edhe një sërë referimesh, të cilat, ka thënë ai, janë fakte dhe jo opinione, sikurse pretendon kryetari i PS.
“Që në PS nuk ka zgjedhje prej 3 vjetësh, nuk është opinion, por fakt. Që Rama është kryetari i vetëm i PS në Europë prej 7 vjetësh është fakt. Që në PS janë futur njerëz me precedentë penalë, nuk është opinion, por fakt. Premtimet që bëmë në fushatë e që nuk i kemi mbajtur, nuk është opinion, por fakt”, ka thënë Blushi.
Për të provuar se kush është shumica dhe kush është pakica, ka shtuar ai, “e vetmja gjë që duhet bërë janë zgjedhjet”.
“Kush ka të drejtë ta zhveshë PS nga kjo normë dhe parim i konsoliduar? Unë do pranoj këdo që zgjidhet, por nuk do të pranoj asnjë zgjidhje që imponohet pa zgjedhje”, ka thënë deputeti rebel.
Me poshte lexoni fjalen e tij te plote:
Pershendetje të gjitheve,
Kam ardhur në këtë Kongres për të thene disa gjera të thjeshta duke besuar se jam i barabarte mes të barabarteve dhe jam një njeri i lire mes njerezve të lire.
Ajo që duhet tju them është ajo që dime:Ne jemi të gjithe bashkepronare të një prone.
Kjo prone quhet Partia Socialiste e Shqiperise.
Partia Socialiste është një trup dhe si të gjithe trupat ka shqisat e saj:
Barazia është zemra e saj,Bashkimi është muskuli i saj,e Ardhmja është ecja e saj,Drejtesia është dora e saj. Progresi është shikimi i saj,Solidariteti është prekja e saj, Liria është shpirti i saj.
Ne socialistet kemi vetem një detyre:ti veme keto shqisa ne harmoni.
Ne duhet të bindim Shqiperine se Shqiperia behet nga vete shqiptaret dhe ajo behet me e mire nga socialistet se nga të tjeret.
Por si mund ta bejme ne kete?
Si mund ta ndryshojme ne vendin tone?
Si mund të bindim mijra djem dhe vajza se Shqiperia është dhe duhet të jete një vend që nuk duhet të braktiset?
Ka vetem një menyre: duke mos i ikur vetes sone.
Duke mos ia fshehur Partine Socialiste socialisteve dhe duke mos ia mohuar Partine Socialiste shqiptareve.
Dhe natyrisht duke mos e rrembyer Partine Socialiste.
Ne këtë parti ka një shumice dhe një pakice.
Një shumice absolute që kerkon një parti të perbashket dhe një pakice relative që kerkon një parti me vete dhe për vete.
Une dua të flas sot ne emer të kesaj shumice.
Kjo shumice mund të jete e heshtur,mund të jete e dhunuar,mund të jete e frenuar por ajo egziston.
Ajo është aty duke pritur të clirohet.Ajo është një shpirt i zene rob me kusht dhe një zemer e kapur ne një grusht.
Ne duhet ti japim kesaj shumice mundesi të flase permes votes.
Por të gjithe bashke, qofshim shumice apo pakice një gje duhet ta kemi të perbashket:te verteten.
A jemi ne të barabarte me njeri tjetrin?A po respektojme rregullat të cilat i kemi vendosur bashkarisht?A po zbatojme normat ne fuqi?A po bejme zgjedhje?A po i japim dikujt apo disave kushdo qofshin ata, me shume pushtet të marre padrejtesisht, pa respektuar voten e lire të antaresise pra të gjithe bashkepronareve të kesaj bashkesie?A jane shkeljet të verteta?A ka patur shkelje?A jane deformimet të verteta?A mund të fajesohet dikush që thote se të gjitha keto kane ndodhur?
Une mendoj se kjo po ndodh.
E verteta ketu po mbytet. E drejta e secilit prej nesh po cenohet.Sensi i bashkesise po dhunohet.Nje pakice po detyron një shumice ta pranoje ate pa zgjedhje.
Një pakice po na dhunon. Nje pakice po kthehet ne shumice pa votim.
Nje pakice po emeron kryetaret e organizatave.Po emeron kongresin.Po emeron asamblene. Po emeron kryesine. Po shfrytezon qeverine. Po nxin lirine. Po ngordh demokracine. Po merr peng gjithe partine.
Nese kjo pakice ka një merite kjo është merita e saj.
Pengmarrja e Partise Socialiste të Shqiperise.
Per këtë pakice, nese do zgjedhje je armik. Nese do mbledhje je dy here armik.Nese do zgjidhje je tre here armik.Nese do me pak borxh, je pak a shume armik.Nese do punesim je shume armik. Nese do rritje pagash je me shume se armik.Nese do rritje pensionesh je plotesisht armik. Nese do pastrim të partise nga krimi, je armiku i mikut.Nese do lufte kunder krimit, je miku i armikut.
Nese i mohon të gjitha keto je mik. Por jo vetem kaq.
Je i vyer,i lyer,i ngjyer, je i shperblyer dhe i ndersyer, je besnik.
Je besniku i partise që shperblehesh sa here genjen.
Nese nuk genjen nuk je.Nese genjen jo vetem je, por edhe ke.
Te jesh apo të kesh,kjo është zgjedhja!
Ne Partine Socialiste nuk mund të jesh nese nuk mund të kesh.
Dhe nuk mund të kesh nese nuk je njeri prej nesh.
Ky është morali i pakices.Ky është kriteri,nderi dhe misteri i pakices se shumices.
Tesera e PS sot nuk është puna,nuk është mendimi,nuk është vendimi,nuk është besimi por është mohimi.
Nese ke pohuar ate që është mohuar ke fituar.
Keto nuk jane rregullat e një partie por rregullat e një pabesie,te cilen as e kam pranuar dhe as do ta pranoj.
Megjithate injorimi,poshterimi dhe lincimi që i është bere Partise Socialiste nuk ka ardhur nga mungesa e kohes.As nga mungesa e mundesive.As nga mungesa e socialisteve.
Por nga arroganca.Nga besimi delirant se votat jane vetem të një njeriu ndersa mbledhja e tyre është e vetmja detyre e gjithe të tjereve.
Kush na solli ne ne këtë deformim?
Ky njeri e ka një emer:quhet Edi Rama. Ishte kryetari i partise sone.
Dhe për këtë shkak është sot kryeminister i Shqiperise.
Diten që ai erdhi ne pushtet Partia Socialiste pushoi se qeni.
Edi Rama mori një pune për të lene partine pa pune.
Kjo është ajo që ka ndodhur ne keto tre vjet.
Kjo histori që tregova me lart nuk është një fantazi.
Eshte fakt dhe nuk është opinon.
Jam ftuar ditet e fundit ne një beteje mes fakteve dhe opinioneve dhe dua të them disa fakte
Qe nuk ka zgjedhje ne PS prej tre vitesh nuk është opinion është fakt
Qe Edi Rama është i vetmi kryetar partije ne bote me mandat shtatevjecar nuk është opinion është fakt
Qe mandati i kryetarit të partise socialiste është kater vjet nuk është opinion është fakt
Qe Statuti i partise socialiste është shkelur nuk është opinion është fakt
Qe referendumi nuk behet për persona,por për ceshtje nuk është opinion është fakt,
Qe asnje ndryshim statutor nuk mund të këtë fuqi prapavepruesse nuk është opinion është fakt,
Qe ne Partine Socialiste jane futur njerez me precedente penale nuk është opinion është fakt
Qe prej tre vitesh nuk ka asnje rritje rroge, nuk është opinion është fakt
Qe borxhi është rritur, nuk është opinion është fakt
Qe taksat për të pasurit nuk jane rritur, por kane mbetur të sheshta nuk është opinion është fakt,
Qe ekonomia nuk është rritur me ritmet e pritshme, nuk është opinion është fakt
Qe paga minimale ne Shqiperi është me e uleta ne rajon, nuk është opinion është fakt
Qe arsimi i mesem ne Shqiperi nuk është i detyrueshem, nuk është opinion është fakt
Qe shendetsia nuk është falas sic premtuam nuk është opinion është fakt
Qe nuk kemi garantuar naften pa akcize sic premtuam, nuk është opinion është fakt
Qe e blejme naften me shtrenjte se kushdo ne rajon, nuk është opinion është fakt
Që cmimi i energjise elektrike është rritur, nuk është opinion është fakt
Që ndertimet jane bllokuar prej tre vitesh, nuk është opinion është fakt
Që ekonomia është ne deflacion, nuk është opinion është fakt
Që nuk kemi hapur dot as 100 mije vende pune ne tre vjet, kur premtuam 300 mije nuk është opinion është fakt
Që emigracioni nuk është pakesuar por shte shtuar nuk është opinion është fakt.
Që une nuk jam Saliu, por ne po qeverisim si Saliu pa Saliun nuk është opinion është fakt
Që të gjitha keto kane ndodhur ne tre vjet nuk është opinion është historia jone tre vjecare
Por a doni me fakte?
Une kam shume me shume se kaq dhe që ju skeni degjuar asgje akoma nuk është opinion por do jete fakt.
Qe une do luftoj deri ne fund që Shqiperia dhe Partia mos jene keshtu si jane dhe si kane qene edhe ky nuk është opinion por do jete fakt.
Dhe që ne nuk jemi vetem, ky nuk është opinion por është fakt
Qe prandaj po pengohen zgjedhjet sepse ne jemi shume dhe jemi shumice nuk është opinion është fakt.
Dhe nese doni ta provoni kush është shumice dhe kush është pakice hapni zgjedhjet për të vertetuar nese ky është opininon apo është fakt.
Prandaj po them sot se cfare kerkoj dhe jo vetem ne emrin tim.
Zgjedhje.Zgjedhje të lira dhe vetem zgjedhje.
Asgje me shume dhe asgje me pak se sa zgjedhje.
Kush ka të drejte të ma mohoje këtë të drejte?Kush ka të drejte ta zhveshe partine nga kjo norme?Asnje pakice nuk e ka.As ky Kongres nuk e ka.
Ti heqesh të drejten e votes një partie është njelloj si ti heqesh zemren asaj.
Ti nxjerresh syte dhe shpirtin tia shkelesh me takat e qeverise.
Kjo nuk mund të ndodhe dhe nuk ka për të ndodhur.
Cfare ka ketu për të mos u kuptuar?Cfare ka ketu për tu refuzuar?Cfare ka ketu për të patur frike?Cfare ka ketu për tu armiqesuar?Cfare ka ketu për tu ndare?Cfare ka ketu për tu share?Cfare ka ketu për tu cmendur dhe për tu haperdare si të marre?
Asgje.
Prandaj ju ftoj të gjitheve ne zgjedhje.
Prandaj them se zgjedhjet dhe vetem zgjedhjet jane zgjidhja dhe vetem zgjidhja.
Jam i gatshem të njoh dhe të pranoj cdo zgjidhje që del nga zgjedhjet por nuk do pranoj asnje zgjidhje pa zgjedhje.
Une e ftoj Edi Ramen ne zgjedhje sepse kjo do ishte ne nderin e seicilit prej nesh dhe ne nderin e Partise Socialiste pa dyshim.
Ne fund dua tu them se dua të mbetem një nga ju
Dua të jem me ju dhe të gjithe bashke të jemi me Shqiperine.
Shqiperia ka dhe do të këtë të drejte me apo pa ne
Sepse Shqiperia nuk është partia dhe Partia nuk është Shqiperia
Dhe keshtu do jete gjithmone.