☁️
Tiranë 8°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.76 ▼9.64%
ARI 4,396 ▼3.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,757 ▲ +3.51% ETH $2,160 ▲ +4.5% XRP $1.4360 ▲ +3.53% SOL $91.6400 ▲ +5.29%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.76 ▼9.64 % ARI 4,396 ▼3.91 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.76 ▼9.64 % ARI 4,396 ▼3.91 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Blushi: Si vidhet nafta, ka ardhur koha ta rimarrim

Deputeti Ben Blushi shkruan në Facebook se nafta e Shqipërisë vidhet.

Sipas Blushit, vendi ynë ka resurse të mëdha dhe përfitimi prej naftës, por fitojmë më pak se vendet e tjera të rajonit.

Statusi i Blushit:

SI VIDHET NAFTA E SHQIPËRISË

Jemi vendi me rezervat më të mëdha të naftës në Europë. Fushat tona naftëmbajtëse shkojnë deri në 20 mijë hektarë. Depozitat tona mund të arrijnë 400 milion ton nga të cilat janë shfrytëzuar afro 10 për qind.

Po çfarë fitojmë nga gjithë kjo pasuri? Ndoshta më pak se c’fiton Mali i Zi vetëm nga investimi në një resort turistik. Shumë më pak se c’fiton Kroacia nga shitja e 100 futbollistëve dhe shumë më pak se c’fiton Greqia nga prodhimi i shisheve plastike.

Ne përfitojmë afro 2 per qind te GDP, apo 200 milion euro ne vit, punësojmë më pak se 1 për qind të punëtorëve tanë në këtë sektor, prodhojmë dy herë më pak se në vitet 70′ kur nxirrnim 2,5 milion ton në vit, shkaktojmë më shumë tërmete në një muaj se natyra në dhjetë vjet dhe e paguajmë naftën më shtrenjtë se çdo europian tjetër.

A duhen më shumë arsye për te kuptuar se sa shumë humbim? A duhen më shumë shifra për të kuptuar se ku janë paratë e shkollave dhe spitaleve që na mungojnë? A duhet më shumë për të kuptuar se sa vidhemi?

Nuk besoj. Kompanitë e naftës në Shqipëri kanë blerë kontrata 25 vjeçare dhe blejnë kontrollorët e tyre cdo vit.

Me fitimet nga nafta jonë blejnë qeveritë tona. Pra na blejnë dy herë. Çdo shtet serioz do ti kishte rishikuar këto kontrata duke i kthyer publikut pjesën që i takon: pjesën e luanit.

Nafta që kemi nën tokë i takon brezave dhe ne s’kemi të drejtë ta shpërdorojmë në këtë mënyrë mizore. Ka ardhur koha ta rimarrim! Me çdo kusht!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.