☁️
Tiranë 12°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,582 ▲1.16%
DOW 46,215 ▲1.4%
NASDAQ 21,933 ▲1.32%
NAFTA 90.69 ▼7.68%
ARI 4,389 ▼4.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,224 ▲ +2.19% ETH $2,120 ▲ +1.98% XRP $1.4298 ▲ +2.75% SOL $89.5300 ▲ +2.47%
S&P 500 6,582 ▲1.16 % DOW 46,215 ▲1.4 % NASDAQ 21,933 ▲1.32 % NAFTA 90.69 ▼7.68 % ARI 4,389 ▼4.07 % S&P 500 6,582 ▲1.16 % DOW 46,215 ▲1.4 % NASDAQ 21,933 ▲1.32 % NAFTA 90.69 ▼7.68 % ARI 4,389 ▼4.07 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Blushi sulmon deputetët: Parlamenti i memecëve me muskuj

Para nisjes së seancës së parë plenare të Kuvendit për këtë vit, deputeti Ben Blushi ironizon deputetët dhe parlamentin, duke e cilësuar atë parlamenti i memecëve me muskuj.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Blushi shkruan se në këtë Kuvend “të duket sikur je në një palestër ku disa zbukurojnë trupin në veglat e qeverisë, disa bëjnë sauna në dhjamin e opozitës, disa bëjnë masazh me vajin e PD, disa vrapojnë në pistën e LSI, disa ikin në drejtim te paditur me biçikletën e Rilindjes pasi kanë grabitur ilaçe, energji, ushqime dhe taksa”.

Postimi i Blushit

PARLAMENTI I MEMECËVE ME MUSKUJ.

Nëse do duhej ti gjeja një përcaktim këtij parlamenti do thoja se ky është parlamenti i muskujve.

Nganjëherë duket sikur je në një palestër ku disa zbukurojnë trupin në veglat e qeverisë, disa bëjnë sauna në dhjamin e opozitës, disa bëjnë masazh me vajin e PD, disa vrapojnë në pistën e LSI, disa ikin në drejtim te paditur me biçikletën e Rilindjes pasi kanë grabitur ilaçe, energji, ushqime dhe taksa.

Këtij parlamenti me muskuj qe fryhen përditë në palestrën e dhunës së injorancës i mungon muskuli kryesor i njeriut.

Ky është muskuli i gjuhës. Gjatë vitit të fundit 45 deputetë nuk folën asnjëherë. Është njëlloj si të vish në palestër dhe ta lësh gjuhën në shtëpi.

Për çfarë duhen këta njerëz? Në katër muaj kanë miratuar katër ligje. LIBRA ka propozuar një mënyrë për ti hequr: një parlament me 100 deputetë.

Megjithatë sa për dijeni palestra e muskujve që e lenë gjuhën në shtëpi hapet sot në ora 17.00.

Ndiqeni dhe talluni me memecët që mbajnë gjuhën në xhep dhe paratë në gojë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.