☁️
Tiranë 19°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,983 ▲0.23%
DOW 48,311 ▼0.46%
NASDAQ 23,804 ▲0.7%
NAFTA 91.75 ▲0.51%
ARI 4,826 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $73,836 ▼ -1.21% ETH $2,336 ▼ -0.03% XRP $1.3752 ▲ +0.55% SOL $84.4100 ▼ -0.61%
S&P 500 6,983 ▲0.23 % DOW 48,311 ▼0.46 % NASDAQ 23,804 ▲0.7 % NAFTA 91.75 ▲0.51 % ARI 4,826 ▼0.5 % S&P 500 6,983 ▲0.23 % DOW 48,311 ▼0.46 % NASDAQ 23,804 ▲0.7 % NAFTA 91.75 ▲0.51 % ARI 4,826 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Politika

Blushi tregon nëse do të hyjë në qeverinë teknike apo në zgjedhje pa PD-në

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka komentuar skenarët e mundshëm nëse krijohet një qeveri teknike në vendin tonë, kërkesë kjo e opozitës, e cila po proteston në shesh prej 18 shkurtit.

Sipas Blushit edhe në rastin nëse kjo qeveri teknike krijohet, edhe në rast se një gjë e tillë nuk ndodh, sipas tij situata do të jetë njësoj.

Kreu i LIBRA-s thotë se qeveria teknike nuk e zgjidh krizën politike.

“Do shkojnë në krizë në çdo rast, me qeveri teknike, pa qeveri teknike, me zgjedhje, pa zgjedhje, me vetting, pa vetting. Mund të kalojë vetëm nëse njeri futet në burg.

Vetëm frika mund ta bëjë këtë. Edhe gjykatësit e prokurorët e sotëm do jenë nesër. Nëse bëhet vettingu s’do të thotë se do na vijnë nga jashtë. Ky sistem mund të korrektohet nga frika. Qeveria teknike nuk ka për të zgjidhur punë në Shqipëri. Nuk jam as kundër kësaj qeverie teknike as pro, por them që nuk sjell zgjidhje.

Unë nuk futem aty. Nuk mund të futem në qeveri teknike”, – u shpreh Blushi.

Blushi thotë se në çdo rast partia që ai drejton do të hyjë në zgjedhje, të organizuara me ose pa PD-në.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.