☁️
Tiranë 23°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $82,918 ▲ +0.33% ETH $2,498 ▼ -0.33% XRP $1.4095 ▲ +0.63% SOL $110.1100 ▼ -0.42%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Bota

BM – Londra sfidon afrimin e Trump me Moskën: Sanksionet ndaj Rusisë do të vazhdojnë

LONDËR, 10 tetor /ATSH-DPA/- Britania e Madhe ka deklaruar se do të vazhdojë të ushtrojë presion ndaj Rusisë përmes sanksioneve më të ashpra që ka vendosur ndonjëherë, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi një marrëveshje për blerjen e naftës (diesel) nga Moska.

Trump njoftoi dje se SHBA-ja do të blejë më shumë se 1 milion tonë naftë nga Rusia.

Njoftimi vjen në një kohë kur rritja e çmimeve të karburanteve po shton presionin politik ndaj presidentit amerikan, përpara zgjedhjeve të mesmandatit që do të zhvillohen muajin e ardhshëm në SHBA.

Në reagim ndaj këtij njoftimi, një zëdhënës i qeverisë britanike deklaroi se qëndrimi i Britanisë së Madhe është i qartë.

Ai theksoi se vendi do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, për të siguruar që Ukraina të marrë mbështetjen ushtarake dhe financiare që i nevojitet për t’u mbrojtur.

Zëdhënësi shtoi se Britania e Madhe do të vazhdojë të ushtrojë presion ndaj Rusisë, përmes sanksioneve më të ashpra të vendosura ndonjëherë nga vendi.

Sipas tij, këto masa synojnë të rrisin koston që Rusia paguan për shkak të agresionit të presidentit, Vladimir Putin dhe të mbështesin përpjekjet për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.

Sipas marrëveshjes së njoftuar nga Trump, Rusia do të furnizojë fillimisht më shumë se 300 mijë tonë naftë.

Më pas, në nëntor, do të dërgohen edhe 500 mijë tonë të tjera, ndërsa 1 milion tonë shtesë do të furnizohen në një fazë të mëvonshme, menjëherë pas kësaj.

Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump deklaroi se marrëveshja do të bëjë që çmimet e naftës për amerikanët dhe për pjesën tjetër të botës, të ulen shpejt dhe në nivele rekord.

Deri tani nuk është bërë e ditur se sa do të paguajë SHBA-ja për këtë karburant.

Megjithatë, marrëveshja pritet t’i sjellë Rusisë të ardhura të konsiderueshme, në një kohë kur ekonomia e saj ka nevojë për financime për të vazhduar luftën në Ukrainë.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i qeverisë britanike deklaroi se Ukraina ka treguar vazhdimisht se është e gatshme për paqe, ndërsa Rusia ka refuzuar vazhdimisht armëpushimet e plota dhe ato të pjesshme, duke vijuar sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Ai theksoi se Rusia mund ta përfundojë luftën që sot, nëse vendos ta bëjë këtë.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur Ukrainën, për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe për të bashkëpunuar me partnerët tanë për të arritur një paqe të qëndrueshme”, përfundoi zëdhënësi britanik. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.