☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.01 ▼0.12%
ARI 4,139 ▲1.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,376 ▲ +2.55% ETH $2,415 ▲ +4.18% XRP $1.3195 ▲ +3.18% SOL $96.6600 ▲ +3.87%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.01 ▼0.12 % ARI 4,139 ▲1.61 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.01 ▼0.12 % ARI 4,139 ▲1.61 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

Tabaku për progres-raportin e KE: Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe pa vlerat e BE-së

Nënkryetarja e Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, Jorida Tabaku, ka komentuar progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, duke theksuar se dokumenti evidenton problematika serioze që lidhen me korrupsionin, funksionimin e institucioneve, lirinë e medias dhe shtetin e së drejtës.

Sipas saj, raporti kërkon më shumë Evropë dhe një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si funksionon shteti shqiptar.

Tabaku u ndal veçanërisht te çështja e fondeve evropiane dhe standardeve që kërkohen për përfitimin e tyre.

“Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe pa vlerat e BE-së. IPARD është shembulli më i mirë i kësaj”, u shpreh ajo.

Sipas Tabakut, progres-raporti shpreh qartë shqetësimet për korrupsionin dhe mungesën e vullnetit politik për ta luftuar atë në mënyrë efektive.

“Për çështjet e korrupsionit, qeveria ka vullnetin politik për t’u bërë avokati publik dhe juridik i korrupsionit. Ndërkohë, në lidhje me lirinë e medias, ku të gjithë ju jeni dëshmitarë të dorës së parë dhe keni qenë vetë objekt i dhunës, raporti shpreh dukshëm regres”, deklaroi Tabaku.

Duke komentuar gjetjet e raportit, ajo tha se Shqipëria ka nevojë për reforma të thella në funksionimin e institucioneve dhe jetës politike.

“Sot Shqipëria ka nevojë për një reformë tërësore se si funksionon shteti. Ka nevojë për një reformë zgjedhore, për një dialog të mirëfilltë politik, që Parlamenti së pari të besojë te barazia para ligjit dhe së dyti që qytetari që arrestohet dhe merret zvarrë nëpër rrugë të trajtohet njësoj me zyrtarin që përfshihet në korrupsion, por fatkeqësisht i jepet mbrojtje politike”, tha ajo.

Nënkryetarja e Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE theksoi se dokumenti i Komisionit Evropian nuk kërkon thjesht përmbushje teknike të detyrimeve, por transformim të mënyrës së funksionimit të institucioneve.

“Progres-raporti kërkon më shumë Evropë. Në të gjitha kërkesat e tij, progres-raporti kërkon që të ndryshojë mënyra se si funksionojnë institucionet”, u shpreh Tabaku.

Ajo nënvizoi se mesazhi kryesor i raportit është forcimi i shtetit të së drejtës, garantimi i barazisë para ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe ndërtimi i institucioneve që funksionojnë sipas standardeve dhe vlerave evropiane.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.