☁️
Tiranë 22°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $83,030 ▲ +0.1% ETH $2,510 ▲ +0.83% XRP $1.4080 ▲ +1.92% SOL $110.5700 ▲ +0.92%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Opinion

Bojkoti i avokatëve në GJKKO, PL i bën thirrje Kuvendit dhe KLGJ-së të zgjidhin urgjentisht konfliktin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi kërkon ndërhyrjen urgjente të Kuvendit dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor për zgjidhjen e konfliktit mes GJKKO-së dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Blushi pretendon se përplasja institucionale po lihet qëllimisht pa zgjidhje dhe po shkakton pasoja të rënda për funksionimin e drejtësisë. Sipas tij, shtyrja e seancave gjyqësore sjell zvarritje të proceseve, cenim të së drejtës për mbrojtje efektive dhe kosto shtesë për shtetin, të pandehurit dhe familjarët e tyre.

Fjala e plotë e Tedi Blushit

Pezullimi për dy vjet i licencës së një avokati nga Komiteti Disiplinor i Dhomës së Avokatisë është një përshkallëzim thellësisht shqetësues, pasojë direkte e konfliktit që po lihet qëllimisht pa zgjidhje dhe me regji të qartë politike, midis Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shkallës së Parë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Përshkallëzimi i këtij konflikti po prodhon çdo ditë pasoja shumë të rënda. Dhjetëra gjyqe të shtyra, të cilat shoqërohen me zvarritjet e gjykimeve, cënimin e proceseve të rregullta ligjore, cënim i të drejtave ekonomike të avokatëve, por edhe të vetë shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë, që paguajnë për shoqërimin e të paraburgosurve nga burgjet e rretheve në Tiranë, pa harruar kostot ekstra të qytetarëve të pandehur dhe familjarëve të tyre.

Ky konflikt i qëllimshëm, që mund të evitohej plotësisht qysh kur rregullorja e GJKKO të Shkallës së Parë u miratua më 17 korrik 2026, u bë publik më 31 korrik 2026 dhe hyri në fuqi më 1 shtator 2026, po lihet pa zgjidhje vetëm për të shkatërruar me dashje proceset e rregullta ligjore dhe për rrjedhojë vetë shtetin e së drejtës. Në cilësinë e anëtarit të Komisionit parlamentar për Çështjet Ligjore dhe të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, prej datës 24 shtator 2026, në rrugë institucionale kam kërkuar ndërhyrjen urgjente të Kuvendit të Shqipërisë për zgjidhjen e këtij konflikti.

Kam kërkuar gjithashtu, që një tjetër organ kushtetues, Këshilli i Lartë Gjyqësor, që ka përgjegjësinë për siguruar mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, të ndërhyjë dhe të mos qëndrojë spektaktor i këtij konflikti. Sot përsëris të njëjtën thirrje për të dy këto institucione kushtetuese, të ndërhyjnë urgjentisht për mbrojtjen e shtetit të së drejtësës, të respektimit të Kushtetutës, Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, të parimeve themelore të prezumimit të pafajësisë, procesit të rregullt ligjor, transparencës, të drejtës për mbrojtje efektive, efikase dhe praktike me qëllimin e vetëm dhënien fund të pasojave të mëtejshme shumë të rënda mbi të drejtat dhe liritë themelore dhe, mbi të gjitha, lirinë personale të qytetarëve.

Nuk mund të pranohet që institucionet kushtetuese të qëndrojnë indiferentë dhe spektaktorë kur një konflikt institucional, i krijuar ndërmjet aktorëve të sistemit të drejtësisë, po transferon pasojat e tij shumë të rënda mbi shkatërrimin përfundimtar të shtetit të së drejtës. Ky konflikt ndërmjet gjykatës dhe avokatëve po sjell shtyrjen e seancave dhe këto shtyrje po shoqërohen me pezullimin e afateve të paraburgimit dhe zgjatjen e periudhës së privimit të lirisë.

Ky konflikt po cënon procesin e rregullt ligjor penal. Ky konflikt po prodhon kosto financiare për shtetin. Ky konflikt po minon besimin e publikut te Drejtësia. Ky konflikt nuk ka asnjë lidhje me Reformën në Drejtësi të miratuar me 140 vota në Kuvendin e Shqipërisë në 21 korrik 2016. Ky konflikt cënon në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe Konvetën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Ky konflikt i qëllimshëm dhe me regji të qartë politike i shërben vetëm Ramaformës me synim shkatërrimin e proceseve të rregullta ligjore e për rrjedhojë të vetë shtetit të së drejtës

Ndaj ky konflikt nuk mund të zgjasë pafundësisht. Në një shtet të së drejtës liria personale e qytetarit nuk mund të jetë kurrë kostoja e një konflikti institucional sa absurd po aq edhe të qëllimshëm. I bëj thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor, që në përputhje me detyrimet kushtetuese, të ndërhyjë urgjent për t’i dhënë fund këtij konflikti.

I bëj thirrje Kuvendit të Shqipërisë, dhe çdo deputeti, që në përputhje me detyrimet kushtetuese, të ndërhyjë për nxitjen e dialogut, në komisionet parlamentare përgjegjëse. Objekti i angazhimit parlamentar duhet të jetë mbrojtja e parimeve kushtetuese dhe parandalimi i pasojave të mëtejshme shumë të rënda mbi të drejtat dhe liritë themelore.

Kuvendi, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe çdo institucion përgjegjës duhet të nxisin dialogun mes palëve dhe kanë detyrimin kushtetues t’i japin fund këtij konflikti. Kuvendi duhet të ndërhyjë konkretisht në ligjin për Avokatin në favor të proceseve të rregullta gjyqësore dhe dhënies sa më parë të drejtëisë për qindra mijëra dosje që presin drejtësi, për t’i dhënë fund këtij kaosi të qëllimshëm, absurd, të paarsyeshëm dhe minues për besimin publik te Drejtësi

Vendosja e avokatëve në një presion të dyfishtë si nga GJKKO Shkallë e Parë edhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë, cënon jo vetëm të drejtat e tyre, por drejtpërdrejt të drejtat thelbësore të qytetarëve të përfshirë në proceset penale. Roli i avokatëve në funksion të procesit të rregullt ligjor është i pazëvendësueshëm. Edhe në diktaturë ka patur gjyqtarë dhe prokurorë, por demokracia dhe shteti i së drejtës, dallon ndër të tjera nga diktatura se siguron të drejtën e mbrojtjes me avokat.

Ky konflikt i stisur dhe arbitraritet i shërben vetëm lojrave politike dhe minon besimin publik te drejtësia dhe sistemi gjyqësor. Në respekt të opinionit publik, dua të sqaroj gjithashtu se Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, i cili prej gati dy vitesh vijon të mbahet i burgosur politik, siç e ka shprehur botërisht, verbalisht por edhe me shkrim, jo vetëm kam marrë pjesë në çdo séance gjyqësore, por edhe ka shprehur vullnetin e tij të qartë për të vazhduar gjykimin ndaj tij bazuar në Kodin e Procedurës Penale.

Që nga seanca e parë e gjykimit paraprak dhe deri tani, Z Meta kurrë nuk ka munguar në asnjë seancë gjykimi dhe nuk do të mungoj asnjëherë, sepse ai kurrë nuk i është shmangur as përballjes me drejtësinë dhe as përballjes me diktaturën e Narkoregjimit. Për shkak të Ramaformës, hetimi që duhet të ishte i fshehtë, bëhet publik, ndërsa gjykimi që me ligj duhet të jetë publik, jo vetëm bëhet i fshehtë, por tani edhe zvarritet.

Tani është koha që të gjithë aktorët t’i japin fund teatrit dhe konfliktit të qëllimshëm dhe me regji të qartë politike mes Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shkallës së Parë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, në interes vetëm të mbrojtjes së shtetit të së drejtës, lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.