☁️
Tiranë 9°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.06 ▲0.67%
ARI 4,722 ▲0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,289 ▲ +2.3% ETH $2,104 ▲ +3.88% XRP $1.3409 ▲ +1.36% SOL $83.1600 ▲ +0.81%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.06 ▲0.67 % ARI 4,722 ▲0.92 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.06 ▲0.67 % ARI 4,722 ▲0.92 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Te ndryshme

Bolivia, rekorde e çudira nga vendi i Andeve

lapaz_busstation-320x221Përse Bolivia, e cila nuk ka fare akses në det, posedon një marinë ushtarake? Përse në rrugët e saj sheh “zebra” me kostum që rregullojnë trafikun dhe përse La Paz cilësohet si “qyteti i rekordeve”?

Flamuri shtetëror

Flamuri i Bolivisë me tri vija paralele në ngjyrat e semaforit, valëvitet qysh prej vitit 1851 në mbarë vendin dhe sigurisht para Pallatit të Qelqtë të OKB-së në Nju Jork apo kudo ku vendi latinoamerikan aderon, e ku kërkohet prezenca e përfaqësuesve të tij në botë. E kuqja simbolizon trimërinë e ushtarëve, e verdha pasurinë nëntokësore të këtij vendi, dhe e gjelbra simbolizon pjellorinë e tokës boliviane. Flamuri i Ganës duket shumë i ngjashëm me atë të Bolivisë, veçse mbi vijën e verdhë është vendosur një yll i zi.

Siguria në rrugë

Sikurse shumë të ngjashëm humanë të tyre në rajon, kontinent apo dhe në botë, bolivianët nuk u përmbahen shumë rregullave të trafikut. As shoferët e as këmbësorët. Për këtë arsye, qeveria ka ndërmarrë masa të reja edukimi, për ta zbutur këtë problem: “zebrat” rregullojnë trafikun, e ndonjëherë të rrallë, madje edhe gomarët. Eksperienca është dëshmuar e vlefshme ndërkohë, e përtej përqeshjeve në media apo rrjete sociale, për shpikësit e saj dhe paratë publike të hedhura për ta implementuar projektin “e paparë e padëgjuar” ndonjëherë, ajo i ka kaluar kufijtë e një projekti “pilot”.

Kjo do të thotë se: të rinjtë në kostume që imitojnë kafshët në fjalë, kujdesen tashmë për sigurinë në rrugë; ata presin në semaforë e nëpër kryqëzime për këmbësorë, të cilët i ndihmojnë të tejkalojnë kaosin në trafik, ndalojnë shoferët e këmbësorët që neglizhojnë apo injorojnë tërësisht të kuqen në semafor.

X metra mbi nivelin e detit

Në 4061 metra lartësi ndodhet “El Alto International Airport” – në një sipërfaqe të rrafshët në perëndim të La Pazit. Me këtë investim, ai shënon edhe aeroportin më të lartë të Amerikës Latine. Në një renditje e krahasim ndërkombëtar të aeroporteve që shtrihen në sipërfaqet më të larta në botë, Bolivia renditet në vendin e pestë. Kjo, sepse në fakt rekordin absolut e mban Aeroporti i “Daocheng Yading”-ut, që i përket provincës kineze Siçuan, e cila ndodhet në lartësinë e 4411 metrave.

La Paz, meqë ra fjala, është edhe qyteti me ndërtesat qeveritare që ndodhen në sipërfaqen më të lartë në botë; ato kapin lartësinë e 3200 deri në 4100 metrave mbi nivelin e detit. Por La Paz, megjithatë, nuk është – sikurse mendojnë shumë vetë – edhe kryeqyteti i Bolivisë – sepse ai është Sucre, në Jug.

“Armada” në simbolin e Andeve?

Megjithëse vendi është një territor i brendshëm, i mbyllur e pa akses në dete e oqeane, ai, çuditërisht, mban, financon dhe ushqen një marinë ushtarake. 1800 burra e gra numëron “Fuerza Naval Boliviana”, ose në shqip Forca Detare Boliviane, e njohur ndryshe nga vendasit edhe si “Armada”.

Vendi që ndodhet mes Andeve, e që dikur kishte 120 000 kilometra katrorë dhe akses në 400 kilometër brigje detare, e humbi përfundimisht qasjen në ujëra, pas Luftës së Paqësorit (1879–1884) kur ia mori Kili, i cili doli fitimtar nga ajo luftë – por megjithatë, ajo nuk hoqi dorë kurrë realisht nga pretendimi për ta marrë sërish kontrollin e kësaj vije bregdetare të konsiderueshme. Kështu ndodh që çdo vit, më 23 mars, Bolivia vajton humbjen e asaj kohe e “betohet” se do të kthehet sërish në det. Për këtë arsye, marina e saj ushtarake, ushtrohet vazhdimisht në brigjet e lumit “Titicaca” dhe popullsia e qeveria tregojnë respekt e vëmendje të posaçme, duke hedhur për të me ndërgjegje të pastër të mbarsur me patos kombëtar, jo vetëm para publike.

Heroi Kombëtar Bolívar

Pavarësia e të gjithë Amerikës Latine në vitin 1825 është meritë e tij, e për ta kujtuar përjetë kontributin e tij, edhe Bolivia mori emrin e tij. Ndërsa nën emrin e gjeneralit të tij të suksesshëm, u emërua më pas edhe Sucre, kryeqyteti aktual i vendit: Heroi Kombëtar dhe themeluesi i vendeve moderne të Andeve nderohet e respektohet në mbarë Amerikën Latine, shumë shkolla mbajnë emrin e tij dhe në sheshe të mëdha e parqe publike, shihen rëndom buste e statuja me fytyrën e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.