Kronika

Bomba molotov ndaj KZAZ-së në Vaun e Dejës, në  pranga 14 persona

Policia e Shtetit ka arrestuar 14 persona, ku 3 ndiqen në gjendje të lirë dhe 9 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim, si të dyshuar për sulmin ndaj KZAZ nr. 6, në qarkun Shkodër. Burimet zyrtare raportojnë se në mesin e të arrestuarve ka edhe funksionarë të bashkisë Vau Dejës apo të zgjedhur lokalë.
Arrestimi i tyre u bë pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, janë grumbulluar pranë KZAZ Nr. 6, e cila ndodhet në ambientet e shkollës “Ndre Mjeda” në fshatin Bushat.
Ata kanë protestuar duke përdorur sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ, si dhe në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim.
Për pasojë, janë plagosur 3 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Vau Dejës, të planifikuar me shërbim pranë KZAZ, që ndodhen nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu janë djegur materialet zgjedhore të kësaj KZAZ.
Policia ka arrestuar në flagrancë 14 shtetas, konkretisht: Admir Hasnegaj, 37 vjeç, nënkryetar i Bashkisë Vau Dejës; Lin  Gjoka, 33 vjeç, punonjës i Bashkisë; Tom  Simoni, 55 vjeç, punonjës i Bashkisë; Prendi, 46 vjeç, punonjës i Bashkisë, kujdestar konvikti; Tonin Xhevahiri, 53 vjeç, punonjës i pyjores së Bashkisë; Mirash Thepi, 58 vjeç banues në fshatin Pacram, Luçiano Kulli,25 vjeç , banues në fshatin Pistull; Izet  Brahimi, 27 vjeç, banues në fshatin Pistull; Klodian Tusha, 30 vjeç, banues në fshatin Kosmac; Arben Bakucaj, 39 vjeç, banues në fshatin Barbullush; Genc Qarri, 48 vjeç, banues në fshatin Barbullush; Pavlin Qoku, 46 vjeç, banues në fshatin Hajmel; Jetmir  Beqiri, 38 vjeç, banues në fshatin Kosmac; Mark Rrethatori 26  vjeç.
Për këtë ngjarje, janë proceduar dhe ndiqen në gjendje të lirë 3 shtetas: Kastriot  Gjini, 33 vjeç, banues në fshatin Paçram; Vladimir Gjinaj, 34 vjeç, banues ne fshatin Paçram; Altin Fushaxhiu, 44 vjeç, banues ne fshatin Hajmel.
Policia ka shpallur në kërkim 9 shtetas: Benard Ndreca, 31 vjeç, Kryetar i Njësisë Administrative Hajmel; Donard  Kulli, 34 vjeç, kryeplak i fshatit Pistull; Isa Moriqi, 54 vjeç, kryeplak i fshatit Melgushë; Arben Moriqi, 49 vjeç, vëllai i kryeplakut fshatit Melgushë; Edion Hila, 31 vjeç, djali i kryetarit të Bashkisë; Gentian Ndoj, 34 vjeç, Sekretar i Bashkisë; Alfred Hila, 51 vjeç, vëllai i kryetarit të Bashkisë; Altion Krajni, 30 vjeç, Punonjës i Bashkisë dheGentian Moriqi , 38 vjeç, banues në qytet Vau Dejës.
Materialet procedurale në ngarkim të autorëve të sulmit me bomba molotov dhe djegies së materialeve zgjedhore, i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprat penale të ‘’Shkatërrimi i pronës me zjarr’’, ’’Kundërshtimi me dhune i punonjësve të policisë rendit publik’’ dhe ‘’Dëmtimi i materialeve zgjedhor”, dënimi nga 5 deri në 15 vjet.  Neni 236/2 denimi me gjobë, ose burg deri në 7 vjet. Neni 326/a dënimi me burg nga 6 muaj deri ne 5 vjet
Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të implikuar.
Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e angazhuar dhe ka marrë të gjitha masat për të garantuar procesin zgjedhor, duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ që përfshihet në aktivitet kriminal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button