Ekonomia

Bono thesari- Shiten me ankand 8.3 miliardë lekë

Banka e Shqipërisë shiti me ankand të hënën 8.3 miliardë lekë bono thesari me maturim 12 dhe 6- mujor.

Sipas BSH-së, bonot u emetuan me një interes mesatar të ponderuar prej 2.54%, më i ulëti i regjistruar ndonjëherë. Për bonot 12-mujore, shuma e kërkuar ishte 9.8 miliardë lekë, ndërsa u shiten  vetëm 5.5 miliardë lekë. Ndërsa për bonot 6-mujore shuma e pranuar ishte 3 miliardë lekë, nga 4.4 miliardë lekë që ishte kërkesa.

Referuar të dhënave, interesi i bonove në këtë ankand shënoi rënie kundrejt ankandit të mëparshëm duke reflektuar politikën monetare lehtësuese të Bankës së Shqipërisë, e cila ka ulur normën e interesit, në nivelin minimum historik prej 1,75%.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button