Ekonomia

“Bordet e Kullimit”, Rama: Mundësojmë ujitjen për 100 mijë fermerë. Shmangim përmbytjet

Reforma në sistemin e kullimit dhe ujitjes do të bëjë të mundur çuarjen e ujit nëpër parcelat bujqësore për 100 mijë fermerë. Deklarata u bë nga kryeministri Edi Rama gjatë një aktiviteti për këtë çështje në Ministrinë e Buujqqësië. Rama theksoi se reforma do të bëjë të mundur edhe shmangien e përmbytjeve.

Kryeministri-Edi-Rama-ne-konferencen-per-energjine-Foto-Albert-Myftaraj1-525x350“100 mijë familje do të ujisin tokën brenda 2,5 viteve të ardhshme. kjo do sjellë nxirje të rritjes së ekonomisë familjare në fshat. në 2,5 vitet e ardhshme ne jemi të bindur që kemi të gjitha mundësitë për të siguruar një përmirësim sasior dhe cilësor të kullimit në 270 mijë hektarë dhe për të shmangur përmbytjen e prodhimit dhe tokave bujqësore.”- theksoi kryeministri.

Ai e cilesoi reformen nje zotim ambicioz. “Një nga fushat më delikate të përpjekjes sonë për ta rilindur këtë vend është fusha që ka të bëjë me ujitjen dhe kullimit. Kemi marrë zotim të çojmë ujin në çdo parcelë ku punohet me tokën. Po të shohim trendin 20 vjeçar kuptojmë që zotimi është shumë ambicioz sepse mundësia për ujitje ka ardhur duke u ngushtuar dhe jo zgjeruar. Kemi nën ujë vetëm 120 mijë hektarë, nga 420 mijë hektar që kishte Shqipëria në vitet 1991-1992. Fusha të tëra janë transformuar në ndërtime informale. Mbetet një sipërfaqe e konsiderueshme e ujitshme që është jashtë funksionit të saj sepse është kufizuar mundësia për ujitje. Ne kemi bërë një punë të konsiderueshme edhe në këtë sektor.”- u shpreh Rama.

Me tej ai theksoi se sistemi do të monitorohet me GPS. “Të fillohej me ndaljen e një hemorragjie të madhe që 18 muaj më parë kishte përmbytur të gjithë sektorët e zhvillimit ekonom ik dhe social. Kemi filluar një punë intensive për të modernizuar mjetet me të cilat e administrojmë sektorin dhe për ti dhënë fund një epoke skandaloze abuzimesh dhe falsiteti në raportin e punëve të kryera. Ka pasur një abuzivizëm ekstrem dhe shpërdorim të patolerueshëm të fondeve publike përmes këtij abuzivizmi. Ajo çka do të ndodhë më pas do jetë revolucionarizuese për sistemin sepse ne nga njëra anë duke jetësuar reformën për organizimin e territorit do kalojmë përgjegjësinë për ujitjen tek 61 bashkitë e vendit dhe do jenë kryetarët e rinj që do përgjigjen drejtpërdrejtë ndaj qytetarit që punon në zonën e fshatit dhe në të njëjtën kohë administratës së re ju vihet në dispozicion një instrument model për të monitoruar punën në këtë sektor”- theksoi kryeministri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button