🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 13 March 2026
S&P 500 6,673 ▼1.52%
DOW 46,678 ▼1.56%
NASDAQ 22,312 ▼1.78%
NAFTA 96.40 ▲0.7%
ARI 5,084 ▼0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $71,827 ▲ +2.85% ETH $2,103 ▲ +2.7% XRP $1.4292 ▲ +3.62% SOL $89.1900 ▲ +3.79%
S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 96.40 ▲0.7 % ARI 5,084 ▼0.82 % S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 96.40 ▲0.7 % ARI 5,084 ▼0.82 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
13 Mar 2026
Breaking
Bota

Boshatisja e “xhunglës”, mijëra emigrantë largohen nga barakat

Momente tensioni janë verifikuar mes emigrantëve dhe policisë në qendrën e verifikimit të kampit në Kale të Francës.

Punonjësit e ndihmës ndërhynë për të zbutur gjakrat përpara shkatërrimit të atij që njihet ndryshe si “xhungla” e që ka strehuar në kushte të mjerueshme 7 deri në 8 mijë të ardhur.

Personave që do të shpërngulen prej aty do t’iu ofrohet sistemim në qendrat e refugjatëve anembanë Frances e do t’iu jepet gjithashtu mundësia të kërkojnë azil. Por një nga shqetësimet kryesore që mundon banorët e kampit janë fjalët që qarkullojnë aty.

“Kam dëgjuar se nëse shkoj në Britani dhe më kanë marrë shenjat e gishtave në Itali, qeveria britanike mund të më kthejë në Itali. Ky është problem këtu. Ne këtë nuk mund ta durojmë dot”, tha një emigrant sudanez.

Anglia ka filluar të pranojë një pjesë prej fëmijëve të pashoqëruar që jetojnë në kamp dhe që llogariten në mbi 1.300. Më shumë se 2.000 vetë e lanë kampin vullnetarisht të hënën.

Eksodi do të vazhdojë dhe sot e qindra refugjatë janë vënë në radhe në pritje të largimit. Sipas qeverisë franceze, operacioni i zhvendosjes së emigrantëve bëhet për shkaqe humanitare.

Shkatërrimi i “xhunglës” synon të mbyllë një kapitull të vështirë në krizën evropiane të emigrantëve. Kampi ka tensionuar marrëdhëniet mes Francës dhe Britanisë e ka sjellë edhe tensione tek banorët e Kalesë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.