☁️
Tiranë 14°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,508 ▼1.27%
DOW 46,035 ▼0.85%
NASDAQ 21,553 ▼1.72%
NAFTA 94.82 ▲4.98%
ARI 4,375 ▼3.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,978 ▼ -2.72% ETH $2,067 ▼ -4.51% XRP $1.3606 ▼ -3.77% SOL $87.2100 ▼ -5.16%
S&P 500 6,508 ▼1.27 % DOW 46,035 ▼0.85 % NASDAQ 21,553 ▼1.72 % NAFTA 94.82 ▲4.98 % ARI 4,375 ▼3.9 % S&P 500 6,508 ▼1.27 % DOW 46,035 ▼0.85 % NASDAQ 21,553 ▼1.72 % NAFTA 94.82 ▲4.98 % ARI 4,375 ▼3.9 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Europa

Boshti ushtarak Gjermani-Francë-Poloni

Gjermania, Franca dhe Polonia do të ndërtojnë një strategji të përbashkët të politikës së sigurisë dhe mbrojtjes në BE. Ato kërkojnë një prioritet më të lartë, mendojnë ministrat e Mbrojtjes.

Von der Leyen me koleget franceze dhe polake

Duke u nisur nga kriza aktuale në fqinjësi të Bashkimit Evropian, ministrat e Mbrojtejs nga Gjermania, Franca dhe Polonia kanë kërkuar një vlerësim më të lartë të politikës së sigurisë dhe mbrojtjes. E domosdoshme është “që mbrojtja të ketë një prioritet në agjendën e BE-së”, konstatuan Ursula von der Leyen, Jean-Yves Le Drian dhe Tomasz Siemoniak, në takimin e tyre në të ashtuquajturin “Trekëndëshi i Vajmarit”, të mbajtur në Potsdam. BE-ja kërkon një strategji të re të politikës së jashtme dhe të sigurisë. Kërkesa e tyre është formuluar në një letër që ministrat i kanë dërguar përfaqësueses së BE për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini. Letra duhet të nënshkruhet edhe nga ministrat e Jashtëm të këtyre vendeve, të enjten në Breslau të Polonisë.

Përmirësimi i efektivitetit 

Një prej qëllimeve është “zhvillimi i përbashkët i aftësive ushtarake” si dhe “bashkëveprimi në të ardhmen e industrisë evropiane të armatimeve”, kumtuan ministrat, pas ardhjes në selinë e komandës së njësive të Bundeswehrit për ndërhyrje, në Schwielowsee. Ministrat mendojnë se BE do të duhej në veöanti të koncentrohet tek “porogramet elementare për ngritjen e afëtësive” si: satelitët, dronat, mbushja e avionëve në ajër dhe sektori i internetit. Më tej, aftësia e ndërhyrjes së trupave të BE do të duhej të koncentrohej në të ashtuquajturin Battlegroups dhe duhet të forcohet aftësia e trajnimeve të BE në misionet jashtë. Njësia Battlegroups e BE me të paktën 1500 ushtarë ekziston prej vitit 2007. Por për shkak të dallimeve në interesat e jashtme politike të vendeve anëtare, këto trupa nuk janë dëruguar deri tani në asnjë mision.

Boshti evropian i NATO-s duhet të forcohet

“Duhet të jemi edhe më të shpejtë, duhet të jemi edhe më të mirë”, deklaroi von der Leyen në këtë takim. E domosdoshme është ngritja sistematike e aftësive dhe mundësive. Njëkohësisht “nuk duam të jemi në kundërthënie me NATO-n”. Për më shumë, “ne duam të kemi një bosht të fuqishëm evropian brenda NATO-s”, pohon ajo.

Le Drian foli për “një vizion të përbashkët evropian të mbrojtjes”. Për këtë të domosdoshme janë programet e studimeve në sektorin e mbrojtjes dhe mbështetja financiare. Ndërsa Siemoniak theksoi: “Neve na duhet si kurrë më parë një politikë e përbashkët e mbrojtjes”. Ministri përmendi në këtë kontekst konktliktet në Ukrainë dhe në hapsirën arabe.

Armatimet e reja

Më parë është bërë e ditur se Gjermania me rreth 210 milionë euro do të marrë pjesë në sistemin francez të satelitëve për zbulime. Sistemi Composante Spatiale Optique (CSO) duhet të pasojë satelitët e deritanishëm Helios. Sipas këtyre burimeve, Gjermania dhe Franca planifikojnë së bashku me Italinë të “zhvillojnë edhe një dimension të ri të dronave evropiane”. Bëhet fjalë për dronat zbuluese “Male”, e cila vlerësohet se do të kushtojë rreth një miliardë euro. Nocioni “Trekëndëshi i Vajmarit” ekziston që nga viti 1991, kur për herë të parë në këtë përbërje në Vajmar janë takuar ministrat e jashtëm Hans-Dietrich Genscher dhe konologët e tij francez dhe polak, Roland Dumas dhe Krzyztof Skubiszewski.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.