Bosnje-Itali nuk mbaron kurrë, letra ku Donnarumma kishte shënimet e penalltive të rivalëve del në ankand
Quhet Afan Cizmic dhe është vetëm 14 vjeç, por me veprimin që bëri gjatë penalltive që vendosën ndeshjen mes Bosnje Hercegovinës dhe Italisë ”kualifikoi” vendin e tij në Botërorin “SHBA, Kanada dhe Meksikë 2026”.
Djaloshi që kapte topat pas porte arriti që të merrte letrën ku portieri i Italisë kishte shënuar anën se ku preferonin që të ekzekutonin penalltitë lojtarët vendas. Ai tha se mori këtë vendim kur pa Donnarumma-n që i grisi letrën portierit të Bosnjes, Vasilj.
14-vjeçari shpejgoi se letrën që i mori italianit e ka ruajtur dhe se shumë shpejt do të jetë pjesë e një ankandi. Cizmic ka vendosur se edhe çfarë do të bëjë me shumën që do të përfitojë, e cila është e destinuar të shkojë për bamirësi.
The post Bosnje-Itali nuk mbaron kurrë, letra ku Donnarumma kishte shënimet e penalltive të rivalëve del në ankand appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.