☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,734 ▼0.92%
DOW 51,600 ▼0.14%
NASDAQ 26,842 ▼1.33%
NAFTA 94.92 ▲0.83%
ARI 4,105 ▼1.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,741 ▼ -1.92% ETH $2,436 ▼ -2.98% XRP $1.3324 ▼ -2.65% SOL $104.2000 ▼ -2.74%
S&P 500 7,734 ▼0.92 % DOW 51,600 ▼0.14 % NASDAQ 26,842 ▼1.33 % NAFTA 94.92 ▲0.83 % ARI 4,105 ▼1.73 % S&P 500 7,734 ▼0.92 % DOW 51,600 ▼0.14 % NASDAQ 26,842 ▼1.33 % NAFTA 94.92 ▲0.83 % ARI 4,105 ▼1.73 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Bota

Bota do të përballet me 5 vite të nxehti ekstrem

Tokën e presin 5 vite me të nxehtë ekstrem, si pasojë e fenomenit El Nino. Sipas raportit të Organizatës meteorologjike Botërore WMO, temperaturat globale 2026-2030 do të jenë deri në 1.9 gradë më shumë se mesatarja krahasuar me 100 vite më parë.

Gjithashtu mendohet se në 2027 temperaturat do të thyejnë rekordin e 2024 si viti më i nxehtë, si pasojë e mbërritjes në fund të këtij viti të El Nino.Raporti ofron një përmbledhje të parashikimeve nga 13 institute në të gjithë botën në shkallë globale.

El Nino është faza e nxehtë e ciklit klimatik natyror ENSO, që karakterizohet nga një ngrohje anormale e ujërave sipërfaqësore të Oqeanit Paqësor qendror dhe Lindor. Provokon luhatje meteorologjike dhe klimatike në shkallë globale.

Si pasojë e spostimit të ujërave të nxehta drejt Australisë dhe Indonezisë e akumulimit më pas në Amerikën Jugore, klima bëhet ekstremisht e thatë në zonat e para, ndërsa në Amerikën Jugore verifikohen shira dhe përmbytje të shumta.

Amerika e Veriut përfshihet nga dimra të ngrohtë dhe të thatë, Euroazia me dimra më të butë e reshje më të dendura.

Ky fenomen zgjat zakonisht nga 9-12 muaj, e më pas pasohet nga faza e kundërt që është La Nina, që shoqërohet me ftohje të madhe të ujërave oqeanike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.