☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼1.09%
DOW 51,531 ▼0.27%
NASDAQ 26,757 ▼1.64%
NAFTA 95.52 ▲1.47%
ARI 4,100 ▼1.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,716 ▼ -2.15% ETH $2,433 ▼ -3.41% XRP $1.3290 ▼ -3.39% SOL $104.1200 ▼ -3.34%
S&P 500 7,720 ▼1.09 % DOW 51,531 ▼0.27 % NASDAQ 26,757 ▼1.64 % NAFTA 95.52 ▲1.47 % ARI 4,100 ▼1.84 % S&P 500 7,720 ▼1.09 % DOW 51,531 ▼0.27 % NASDAQ 26,757 ▼1.64 % NAFTA 95.52 ▲1.47 % ARI 4,100 ▼1.84 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Bota

BERLIN – Wadephul paralajmëron për rrezikun në Detin e Zi: Të gjithë jemi në shënjestër

BERLIN, 14 tetor /ATSH-DPA/- Deti i Zi po kthehet gjithnjë e më shumë në një zonë lufte, paralajmëroi sot ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, pas sulmeve të rënda ndaj anijeve civile pranë bregdetit bullgar.

“Ne nuk duhet të lejojmë që ky përshkallëzim dhe ky agresion i Rusisë të vazhdojnë pa patur reagime”, deklaroi Wadephul gjatë një takimi me homologen e tij bullgare, Velislava Petrova-Chamova.

“Fjalë për fjalë, jemi të gjithë në të njëjtën anije. Të gjithë jemi në shënjestër”, shtoi ai.

Petrova-Chamova tha se siguria e Detit të Zi është e pandashme nga siguria e Evropës.

“Bullgaria po bashkëpunon me partnerët e saj për t’i dhënë fund sulmeve ndaj anijeve tregtare”, deklaroi ajo.

Wadephul i bëri thirrje Moskës të pranojë armëpushimin, që përfshin edhe transportin detar të mallrave, veçanërisht dërgesat e drithërave.

“Nëse Rusia vazhdon sulmet në Detin e Zi, pasojat do t’i vuajnë njerëzit në vendet e Jugut Global, kryesisht në Afrikë, Këta njerëz janë të kërcënuar nga uria”, tha ai.

Ministri gjerman theksoi se mbrojtja e sigurisë së Evropës nënkupton edhe ruajtjen e presionit ekonomik ndaj Rusisë.

Për këtë qëllim, sipas tij, Evropa duhet të shkëputet në mënyrë të qëndrueshme nga varësia prej energjisë ruse.

“Nuk mund të kërkojmë të ushtrojmë presion ekonomik ndaj Rusisë dhe, në të njëjtën kohë, të mbetemi të bllokuar në varësi strategjike prej saj”, deklaroi Wadephul.

Pa përmendur drejtpërdrejt marrëveshjen e presidentit amerikan Donald Trump me Rusinë për furnizimin me naftë, Wadephul paralajmëroi kundër “dhuratave” për presidentin rus, Vladimir Putin.

“Dhuratat e nxisin Putinin të vazhdojë në këtë rrugë. Vetëm qëndrimi i vendosur krijon gatishmëri për dialog”, tha ai.

Deklaratat e ministrit gjerman vijnë pasi Trump arriti një marrëveshje për furnizimin me qindra mijëra tonë naftë nga Rusia.

Marrëveshja shkaktoi kritika të forta nga aleatët evropianë dhe nga qarqe brenda vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.