Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 101.61 ▼1.23%
ARI 4,697 ▲3.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,114 ▲ +2.26% ETH $2,100 ▲ +3.88% XRP $1.3412 ▲ +1.18% SOL $82.9200 ▲ +0.24%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.61 ▼1.23 % ARI 4,697 ▲3.05 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.61 ▼1.23 % ARI 4,697 ▲3.05 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

Bota po armatoset. Vjet u shpenzuan 1.686 mld USD

“Bota ka rritur shpenzimet për armatimin, ndërsa diplomacia po tërhiqet”, thotë në studimin e tij të fundit Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes, me seli në Stokholm.

Raporti tregon se shpenzimet globale për armatimin janë rritur për herë të parë që nga viti 2014. Sipas “SIPRI”-t, vitin e kaluar vendet dhanë 1.686 miliardë dollarë për armatime.

Listën e kryesojnë Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia. Kjo e fundit rezulton t’i ketë shtuar shpenzimet ushtarake, pavarësisht uljes së çmimit të naftës dhe sanksioneve ekonomike të Perëndimit.

Arabia Saudite ishte shpenzuesja e tretë më e madhe për ushtrinë në vitin 2015, por vitin pasues zbriti në vendin e katërt, me uljen e këtyre shpenzimeve me 30%, pavarësisht angazhimit të saj të vazhdueshëm në luftërat rajonale, lexohet në raport.

Shkurtimi i buxhetit ushtarak të Rijadit vjen për arsye ekonomike dhe jo politike, i ndikuar drejtpërdrejt prej tkurrjes së kuotimit të “arit të zi” në tregje.

Amerika mbetet e betonuar në pozicionin e parë. Shtimi i fondeve të saj për ushtrinë në vitin 2016 mund të sinjalizojë fundin e trendit të uljes së këtyre shpenzimeve, të vënë re në SHBA pas krizës ekonomike të vitit 2008 dhe tërheqjes së trupave nga Afganistani e Iraku.

Ndryshe nga përpara 10 vitesh, sot nuk zgjidhen aq shumë rrugë si diplomacia dhe organizmat ndërkombëtarë.

“Në vend të kësaj, shtete të veçanta përpiqen të garantojnë sigurinë e tyre përmes armatimit”, tha për “Deutsche Welle”-n, politologu Marius Balves, nga Qendra e Bonit për Studimet e Transformacionit.

“Aneksimi i Krimesë nga Rusia, – thonë ekspertët, – tensionet në detin e Kinës Jugore dhe luftërat në Lindjen e Mesme kanë rritur që të gjitha frikën se konfliktet e armatosura mund të zgjerohen, ndërsa besimi te puna e institucioneve ndërkombëtare po zhduket”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.