BOTËRORI 2026 – Franca në gjysmëfinale pas fitores 2-0 ndaj Marokut
– Edhe pse Franca fitoi 2-0 ndaj Marokut dhe u kualifikua në gjysmëfinale, një nga momentet më të përfolura ishte penalltia e humbur nga Kylian Mbappé, shkruan BBC.
Ndeshja ishte 0-0 kur Franca fitoi një penallti. Mbappé, gjatë vrapimit drejt topit, ngadalësoi dhe bëri një ndalesë të shkurtër për të mashtruar portierin, por goditja e tij ishte e dobët dhe portieri maroken, Yassine Bounou e priti pa vështirësi.
Megjithatë, në pjesën e dytë Mbappé u rehabilitua duke shënuar golin e parë të Francës me një goditje të bukur, ndërsa Ousmane Dembélé shënoi golin e dytë për fitoren 2-0.
Pse po kritikohet kjo mënyrë e goditjes së penalltive?
Shumë futbollistë, para se të godasin penalltinë, ngadalësojnë ose ndalojnë për një çast gjatë vrapimit, me synimin që portieri të hidhet në njërën anë dhe më pas ta dërgojnë topin në anën tjetër.
Sipas rregullave të FIFA-s, kjo lejohet, për sa kohë lojtari nuk ndalet menjëherë para goditjes së topit.
Megjithatë, statistikat e Kupës së Botës tregojnë se kjo teknikë nuk ka qenë shumë e suksesshme.
- Nga 26 penallti të goditura me këtë stil, 11 janë humbur, që do të thotë se vetëm 57% kanë rezultuar në gol.
- Ndërsa nga 35 penallti të goditura me një vrapim normal, 24 janë shënuar, ose një sukses prej 68%.
Pse po bëhet më e vështirë të shënosh gol nga penalltia?
Sipas ish-futbollistëve dhe analistëve:
- Portierët janë më të gjatë, më atletikë dhe më të përgatitur se më parë.
- Ekipet analizojnë me video mënyrën se si çdo lojtar gjuan penalltitë, ndaj portierët shpesh e dinë paraprakisht stilin e goditjes.
- Për këtë arsye, lojtarët përpiqen t’i mashtrojnë me lëvizje gjatë vrapimit, por kjo nuk funksionon gjithmonë.
Pse dështoi Mbappé?
Analistët besojnë se Mbappé u ndikua edhe nga pritja e gjatë para goditjes.
Për shkak të një kontrolli me VAR, ai priti 3 minuta e 12 sekonda nga momenti kur u akordua penalltia deri sa e goditi topin.
Sipas gazetarit francez Julien Laurens dhe ish-futbollistëve Roy Keane e Ian Wright, kjo vonesë prishi rutinën e Mbappé dhe i shtoi presionin psikologjik.
Megjithatë, penalltia e humbur nuk ndryshon statistikat e tij të mira: kjo ishte vetëm penalltia e dytë e humbur me Francën, pasi ai ka shënuar 14 gola nga 16 penallti, me kombëtaren. /



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.