Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 21 July 2026
S&P 500 7,443 ▼0.19%
DOW 51,839 ▼0.59%
NASDAQ 25,508 ▼0.05%
NAFTA 82.13 ▼0.42%
ARI 4,044 ▲0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
₿ CRYPTO
BTC $65,470 ▲ +1% ETH $1,925 ▲ +2.41% XRP $1.1238 ▲ +2.13% SOL $78.4500 ▲ +1.98%
S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.13 ▼0.42 % ARI 4,044 ▲0.69 % S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.13 ▼0.42 % ARI 4,044 ▲0.69 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
21 Jul 2026
Breaking
Boterori

Botërori i zhgënjimeve për yjet e rinj! Yamal, Endrick, Musiala e Güler nuk shkëlqyen

Botërori i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara nuk rezultoi turneu i madh i brezit të ri të futbollistëve, pavarësisht pritshmërive të larta që shoqëronin emra si Lamine Yamal, Endrick, Jamal Musiala apo Arda Güler. Në vend që të dominonin skenën, shumë prej talenteve më të përfolur mbetën në hije, ndërsa protagonizmin e morën lojtarë me më shumë eksperiencë si Lionel Messi, Harry Kane dhe Kylian Mbappé.

Mes zhgënjimeve më të mëdha ishte Lamine Yamal. Edhe pse Spanja u shpall kampione e botës, 18-vjeçari nuk pati ndikimin që pritej. Ai e mbylli turneun me vetëm një gol, të shënuar ndaj Arabisë Saudite, dhe një asist në gjysmëfinalen kundër Francës. Vetë Yamal pranoi gjatë turneut se nuk po luante në nivelin e tij, ndërsa në paraqitjet e tij ndikoi edhe dëmtimi në kofshën e majtë, të pësuar në fund të sezonit me Barcelonën.

Edhe braziliani Endrick nuk arriti të bindte. Sulmuesi i Real Madridit u aktivizua vetëm katër herë dhe gjithmonë si zëvendësues, duke luajtur shumë pak minuta. Vendimi i trajnerit Carlo Ancelotti për ta lënë vazhdimisht në stol u bë objekt diskutimesh dhe memes në rrjetet sociale.

Nën pritshmëri mbeti edhe Jamal Musiala. Mesfushori gjerman, i rikthyer pas një dëmtimi serioz, nuk arriti të ishte vendimtar për kombëtaren e tij, duke realizuar vetëm një gol gjatë gjithë turneut.

Edhe Arda Güler nuk mundi të udhëhiqte Turqinë drejt suksesit. Talenti i Real Madridit shënoi vetëm një gol në fazën e grupeve, në një ndeshje që nuk kishte më vlerë për kualifikimin. Pavarësisht se para Botërorit konsiderohej një nga futbollistët me potencial për të fituar një ditë “Topin e Artë”, performanca e tij la shumë për të dëshiruar.

Ndërkohë, Joao Neves, një nga zbulimet e sezonit me PSG-në, nuk arriti të përsëriste të njëjtin nivel me Portugalinë. Mesfushori u bë gjithashtu pjesë e polemikave pas deklaratës së tij për Cristiano Ronaldon, kur tha se kapiteni “nuk është ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës”, një koment që shkaktoi reagime të shumta te tifozët portugezë.

Në fund, Botërori konfirmoi se jo gjithmonë talenti dhe pritshmëritë mjaftojnë për të qenë protagonist. Për shumë nga yjet e rinj, turneu në SHBA u shndërrua në një mundësi të humbur për të treguar potencialin e tyre në skenën më të madhe të futbollit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.