Libri

Botohen shkrimet e nobelistes shqiptare, Nënë Tereza‏

“Në zemër të botës” është një portret i fuqishëm i njërës prej femrave më të dashura të të gjitha kohëve, i rrëfyer me fjalët e saj nëpërmjet një përzierjeje magjepsëse të përvojave ditore të jetës, lutjeve dhe mençurisë shpirtërore.

Nene-TerezaPara pak ditësh, doli nga shtypi libri “Në zemër të botës” , me autore Nënë Terezën.

Libri është i përbërë me shkrime të nobelistes shqiptare, të cilat janë shkruar dhe botuar nëpër gazeta dhe revista të ndryshme, ndërsa pas vdekjes së saj, këto shkrime janë mbledhur dhe janë botuar në libra të ndryshëm, njëri prej të cilëve është ky që sapo është botuar edhe në gjuhën shqipe.

“Në zemër të botës” është një portret i fuqishëm i njërës prej femrave më të dashura të të gjitha kohëve, i rrëfyer me fjalët e saj nëpërmjet një përzierjeje magjepsëse të përvojave ditore të jetës, lutjeve dhe mençurisë shpirtërore. Ndiqeni Nënë Terezën nëpër rrugët e Kalkutës, Romës dhe Nju Jorkut dhe dëgjojeni atë duke ofruar margaritarë të së vërtetës shpirtërore, aq të përshtatshme sot po aq sa në ditët kur filloi punën e saj para shtatëdhjetë vjetësh.

Me humor, dhembshuri dhe qartësi lirike, Nënë Tereza ndriçon të shenjtën në punët e brendshme të përditshme të jetës. “Në zemër të botës” bart dëshmi të padiskutueshme ndaj influencës së një shpirti tërësisht të përkushtuar – me një zemër të dashurisë – ndaj një jete të të shërbyerit.

Nëpërmjet këtij libri, Nënë Tereza do të ju frymëzojë t’i pushtoni të tjerët me dashuri dhe dhembshuri dhe të punoni së bashku për paqen botërore.

Botimi i librit është mbështetur financiarisht nga Drejtoria për Kulturë e Komunës së Prishtinës. Librin e botoi “Deon-AB”, kurse është përkthyer prej anglishtes nga Alfred Beka.

Nënë Tereza u bë e njohur në botë për punën e saj vetëmohuese me “më të varfrit e të varfërve” në Kalkutë të Indisë. E lindur në vitin 1910 në Shkup, tani kryeqytet i Maqedonisë, Nënë Tereza e filloi periudhën e rishtares në Indi në vitin 1928. Që nga krijimi në vitin 1950, urdhri i saj, Misionaret e Bamirësisë, ka hapur më shumë se 500 qendra nëpër botë për t’iu ndihmuar atyre që janë duke vdekur dhe varfanjakëve. Nënë Tereza ka qenë pranuese e shumë shpërblimeve humanitare më prestigjioze në botë, përfshirë Medaljen e Lirisë të Shteteve të Bashkuara, çmimin Albert Schweitzer të Kombeve të Bashkuara dhe çmimin Nobel për Paqe. Ajo vdiq në vitin 1997.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button