☁️
Tiranë 8°C · Vranët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,756 ▲ +0.3% ETH $2,413 ▼ -0.24% XRP $1.3001 ▼ -0.31% SOL $103.9600 ▼ -0.4%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Politika

Bozdo kërkon interpelancë urgjente me ministrin Karakaçi, Peleshi: Do shqyrtohet në seancën e radhës

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ngriti sot në Kuvend shqetësimin për moszhvillimin ende të një interpelance urgjente të kërkuar nga 7 deputetë të opozitës me Ministrin e Energjisë, duke e cilësuar çështjen të rëndësishme për sektorin e hidrokarbureve.

Në fjalën e tij në seancë plenare, Bozdo deklaroi se kërkesa për interpelancë është depozituar tre javë më parë dhe lidhet me problematika në sektor, përfshirë edhe çështjen e rezervës së sigurisë së naftës, e cila sipas tij duhet të ekzistojë dhe nuk është e garantuar. Ai kërkoi gjithashtu sqarime mbi masat që do të merren në rast përkeqësimi të situatës në furnizim.

“Prej 3 javësh është depozituar një kërkesë nga 7 deputetë të PD për një interpelancë urgjente me ministrin e energjisë, fokus te sektori i hidrokarbureve, te rezerva e sigurisë së naftës që do duhej të ekzistonte dhe nuk ekziston, te gjithë problematikat me sektorët e veçantë që furnizohen me këtë, te masat e marra nëse situata do komplikohet. Ende nuk është në kalendar edhe pse kemi 3 javë që është depozituar.”, tha Bozdo.

Në përgjigje, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, sqaroi se kërkesa është e përfshirë në kalendarin parlamentar dhe do të shqyrtohet në seancën e radhës. Ai theksoi se, sipas rregullores, në një seancë mund të zhvillohen maksimumi dy interpelanca urgjente, ndërsa sot janë parashikuar dy të tilla dhe katër interpelanca të zakonshme.

Peleshi shtoi se interpelanca e kërkuar nga deputetët e PD-së do të trajtohet në seancën pasardhëse, në përputhje me kalendarin e punimeve të Kuvendit.

“Është në kalendar, në seancën e radhës. Sot kemi 6 interpelanca dhe kemi një kufizim në rregullore. S’mund të ketë më shumë se 2 interpelanca urgjente në një seancë. Sot kemi 2 interpelanca urgjente dhe 4 të zakonshme. Në seancën e radhës do jetë interpelanca juaj.”, tha Peleshi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.