Braçe: 15 kandidatë për anëtar të Këshillit Mbikqyrës së BSH
Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi dorëheqjen e Adrian Civicit, nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Civici dha dorëheqjen nga ky post në muajin shtator të këtij viti.
Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Braçe i kërkoi Kuvendit të nisë procedurat për zhvillimin e seancave dëgjimore me kandidatët për anëtar të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërsë, ndërsa vuri theksin në faktin se janë tejkaluar afatet për zgjedhjen e tyre.
Sipas tij, janë 15 kandidatë për anëtar të Këshillit Mbikqyrës së BSH.
Braçe kërkoi edhe zgjidhjen e paligjshmërisë për dy anetare të tjerë të Këshillit Mbikqyrës. Në mbledhjen e sotme Braçe kërkoi shkarkimin e dy anëtarëve, Petraq Milos dhe Dhori Kules.