🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 14 April 2026
S&P 500 6,886 ▲1.02%
DOW 48,218 ▲0.63%
NASDAQ 23,184 ▲1.23%
NAFTA 96.78 ▼2.32%
ARI 4,804 ▲0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,537 ▲ +5.31% ETH $2,382 ▲ +9.03% XRP $1.3710 ▲ +3.4% SOL $86.2500 ▲ +5.35%
S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 96.78 ▼2.32 % ARI 4,804 ▲0.76 % S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 96.78 ▼2.32 % ARI 4,804 ▲0.76 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Braçe: Një kohë e re ka nisur për sipërmarrjen

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe, deklaroi të enjten në Kuvend se ka nisur një kohë e re për sipërmarrjen. “Favorizimi i një grushti sipërmarrësish dhe klientësh të lidhur ngushtë me familjen politike të Berishës, ka marrë fund.

Erjon-Brace-320x220Të gjithë do të vendosen në një stad të barabartë pas këtyre masave ligjore që po marrim në ligin “Për procedurat tatimore”, tha ai.

Braçe, po ashtu, komentoi edhe borxhin e krijuar nga rimbursimi TVSH-së. “Rimbursimi i TVSH-së ishte një problem i madh dhe u akumulua një borxh i jashtëzakonshëm. Qeveria nga muaji shtator i vitit të shkuar ka nisur shlyerjen e borxhit ndaj biznesit”, deklaroi Braçe.
Kreu i Komisioni të Ekonomise i kërkoi Kuvendit të ndërhyjë për prishjen e situatës monopol për shërbimin e pajisjeve fiskale. Gjatë seancës plenare të Kuvendit, ku u shqyrtuan ndryshimet në ligjin “Për porcedurat tatimore”, Braçe theksoi se kosto e pajisjeve fiskale është shume e lartë veçanërisht për biznesin e vogël. Sipas tij, në bazë të përllogaritjeve të bëra, kosto vjetore për pajisjen fiskale llogaritet 671 dollarë.
Ndërkohë, duke mbrojtur ligjin “Për procedurat tatimore”, Braçe tha se ndër risitë kryesore të tij është ulja e një sërë gjobash deri në 50 %, si për mosdeklarimin e punonjësve nga biznesi i vogël, mosmirebajtjen e pajisjes fiskale etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.