☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.59 ▼4.07%
ARI 4,571 ▲3.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,794 ▲ +0.25% ETH $2,161 ▲ +0.82% XRP $1.4131 ▲ +0.06% SOL $91.6600 ▲ +1.18%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.59 ▼4.07 % ARI 4,571 ▲3.84 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.59 ▼4.07 % ARI 4,571 ▲3.84 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Braçe: Prokuroria të hetojë grumbullimin e kartmonedhave të dëmtuara

Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi të hënën raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për Bankën e Shqipërisë.

Mbledhja e Komisioni ku ishin të pranishëm edhe Kryetari i KLSH-së Bujar Leskaj dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u zhvillua me dyer të mbyllura.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes, kryetari i Komisionit, Erion Braçe sqaroi se ka një pretendim nga KLSH për një dëm ekonomik të shkaktuar nga Banka e Shqipërisë për periudhën janar 2010-korrik 2014 nga grumbullimi i kartmonedhave të dëmtuara.

“Nga ajo që u tha sot në komisionin e Ekonomisë, nuk bëhet fjalë për vjedhje. Ka një pretendim nga KLSH që gjatë periudhës janar 2010-korrik 2014 për një dëm eknomik të shkaktuar dhe që vjen nga mospërputhja e e ligjit për BSH-në me rregulloret e vitit 98 dhe shtatorit 2013”, deklaroi Braçe për mediat.

Kreu i Komisionit Parlamentar, Braçe u shpreh se kjo është një çështje për të cilën institucionet e KLSH dhe Komisionit të Ekonomisë nxisin Prokurorinë që të çojnë deri në fund hetimin.

Braçe tha se raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për vjedhjen në BSH, është i klasifikuar si sekret shtetëror dhe bankar dhe se ligji e detyron çdo institucion të ruajë sekretin shtetëror.

Prokuroria e Tiranës ka nisur në fillim të këtij muaji hetimet për dëmin ekonomik të shkaktuar me kartmonedhat e dëmtuara gjatë viteve 2010-2014, të denoncuar në një raport sekret nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Hetimi ka nisur pas një kallëzimi të vetë KLSH-së.

Pretendohet se bankat private kanë grumbulluar kartmonedhat e dëmtuara nga qytetarët me një çmim më të ulët sesa vlera e tyre nominale. Por kur i kanë dorëzuar në Bankën e Shqipërisë, kjo e fundit i ka paguar vlerën e plotë. Diferenca sipas burimeve nga KLSH, ka shkuar si fitim i paligjshëm për bankat private.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.