☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,176 ▲0.79%
NASDAQ 26,179 ▲0.43%
NAFTA 87.25 ▲0.48%
ARI 4,679 ▲2.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $77,536 ▲ +6.47% ETH $2,426 ▲ +3.39% XRP $1.3822 ▲ +2.88% SOL $91.9700 ▲ +4.75%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,176 ▲0.79 % NASDAQ 26,179 ▲0.43 % NAFTA 87.25 ▲0.48 % ARI 4,679 ▲2.36 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,176 ▲0.79 % NASDAQ 26,179 ▲0.43 % NAFTA 87.25 ▲0.48 % ARI 4,679 ▲2.36 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
21 Aug 2026
Breaking
Politika

Braho: SPAK po përballet me çështje komplekse, do forcojmë qasjen pro aktive në hetime!

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Klodian Braho ka folur ditën e sotme për SPAK, ku u shpreh se kjo strukturë është përballur me ngarkesë pune më të madhe, ndërsa shtoi se do të forcohet qasja pro aktive në hetime.

Braho vlerësoi me rëndësi bashkëpunimin me institucionet për një rezultat më të mirë duke përmendur nevojën për rol më përkrahës nga Policia e Shtetit.

Braho: SPAK është përballur me ngarkesë pune më të madhe, me çështje më komplekse, me pritshmëri më të larta publike dhe forma kriminaliteti që ndryshojnë shpejt. Korrupsioni i nivelit të lartë, krimi i organizuar, pastrimi i parave, kriptovalutat, komunikimet enkriptuara kërkojnë përgjigje institucionale më të specializuar, më teknike dhe më të qëndrueshme.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk mund të kufizohet vetëm tej ndjekja e autorëve individuale, por duhet të synojë strukturat, mekanizmat e përfitimit, rrjetet mbështetëse, pasuritë që pasurojnë nga veprimtaritë kriminale. Për këtë arsye hetimi financiar dhe pasuror do të jetë pjesë thelbësore e punës tonë.

SPAK do forcojë qasjen pro aktive në hetim. Krimi i organizuar nuk pret të referohet, ai duhet identifikuar, analizuar dhe goditur përmes inteligjencës kriminale, analizës financiare, bashkëpunimit ndërkombëtare dhe përdorimit të mjeteve moderne. Kjo kërkon prokurorë të specializuar, hetues të përgatitur, analistë financiar dhe ekspertë.

Është e rëndësishme që sfidat e reja të shoqërohen me mbështetje të reja buxhetore. Kjo mbështetje nuk duhet parë si privilegj institucional, por si investim në aftësitë e institucioneve të drejtësisë për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave në mënyrë sa më efektive.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.