Bregu: Dy në tre qytetarëve të Ballkanit thonë se lufta është rrezik për ekonominë
Konferenca u organizua nga RCC në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme Italiane dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar.
Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, shumica e të anketuarve të Ballkanit Perëndimor, 78% janë të shqetësuar për rritjen e fluksit të lajmeve të ndryshme të rreme, keqinformuese dhe propagandistike. Në të njëjtën kohë, 82.9% e njerëzve në BP janë të të njëjtit mendim se bashkëpunimi rajonal mund t’i ndihmojë ekonomitë e tyre për qëndrushmëri të mirë ekonomike për t’iu përgjigjur pasojave negative të luftës.
Kjo është arsyeja pse të gjitha këto shqetësime madhore nuk do të jenë vetëm pjesë e axhendës së Konferencës së Sigurisë “Jumbo” të këtij viti, por do të vazhdojnë të zënë një vend të veçantë në axhendën e RCC në të ardhmen e afërt”, përfundoi Bregu.
Konferenca Vjetore e Sigurisë Jumbo po fokuson gjithnjë e më shumë vëmendjen e aktorëve rajonalë dhe ndërkombëtarë të sigurisë në rajonin tonë dhe po ndihmon gjithashtu në krijimin e lidhjeve thelbësore për koordinimin e përpjekjeve të bashkëpunimit në fushën e sigurisë. Objektivi kryesor i këtij edicioni të 7-të të ngjarjes është adresimi dhe përcaktimi i tendencave kryesore të sigurisë që lindën (ose do të jenë në të ardhmen e afërt) nga pasiguritë aktuale rajonale dhe evropiane dhe që do të formësojnë të ardhmen e sigurisë së Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.