⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,671 ▲1.34%
DOW 53,037 ▲2.41%
NASDAQ 25,760 ▲1.53%
NAFTA 93.89 ▼2.29%
ARI 4,047 ▲2.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,443 ▲ +3.61% ETH $2,423 ▲ +5.42% XRP $1.3207 ▲ +3.19% SOL $96.6200 ▲ +3.23%
S&P 500 7,671 ▲1.34 % DOW 53,037 ▲2.41 % NASDAQ 25,760 ▲1.53 % NAFTA 93.89 ▼2.29 % ARI 4,047 ▲2.71 % S&P 500 7,671 ▲1.34 % DOW 53,037 ▲2.41 % NASDAQ 25,760 ▲1.53 % NAFTA 93.89 ▼2.29 % ARI 4,047 ▲2.71 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

Bregu: Ilaçi kundër ngadalësimit të procesit të zgjerimit të BE-së eshtë integrimi i Ballkanit!

“Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është shtysa që e bën procesin e bashkëpunimit të dobishëm për të gjithë, në planin afatgjatë. Unë besoj se BE-ja ka të gjithë fuqinë e nevojshme për të mbajtur gjallë perspektivën e BE-së në Ballkanin Perëndimor. Pa një rrugë të besueshme drejt anëtarësimit në BE, Ballkani Perëndimor mund t’i nënshtrohet lehtësisht nacionalizmit rajonal”, tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) Majlinda Bregu në takimin jozyrtar të ministrave të jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), të organizuar nga Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, në emër të kryesisë greke të SEECP, sot në Bruksel.

“Ndërsa axhendat e bashkëpunimit rajonal ndërtohen dhe intensiteti e sfidat bëhen më të mëdha, ne jemi çdo ditë dëshmitar se procesi i bashkëpunimit mes Ballkanit Perëndimor po përballet me një ngërç. Në një mjedis gjeopolitik rajonal shumë të kontestuar, vetëm planet e veprimit si Tregu i Përbashkët Rajonal (CRM) dhe Axhenda e Gjelbër (GA) nuk do të mjaftojnë. Këto instrumente nuk janë gjë tjetër veçse fuqi e butë për bashkëpunimin rajonal. Por nëse modeli i bashkëpunimit komprometohet, fuqia e butë do të zhduket. Veprimet më ambicioze për integrimin e Ballkanit Perëndimor në politikat e tregut të vetëm të BE-së janë ilaçi kundër ngadalësimit të procesit të zgjerimit të BE-së. Potencialet e rritjes mund të zhbllokohen vetëm nëpërmjet integrimit ekonomik rajonal të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke mbajtur pak përballë potencialeve nga integrimi i mëparshëm në politikat e zgjedhura të tregut të vetëm të BE-së. Ky është qëllimi përfundimtar i Axhendës së Tregut të Përbashkët Rajonal që ne në RCC kryesojmë”, përfundoi Bregu.

Në takim morën pjesë edhe Josep Borrell Fontelles, zëvendëspresident i Komisionit Evropian (KE) dhe Oliver Varhelyi, Komisioneri i KE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin.

Sekretarja e Përgjithshme e RCC përgëzoi kryesimin grek të SEECP për punën e tyre të shkëlqyer në përdorimin e platformës SEECP për bashkëpunimin e mëtejshëm dhe lejimin e shkëmbimeve për një sërë temash me rëndësi rajonale.
RCC mbetet plotësisht e përkushtuar për të mbështetur SEECP-në si forumi kryesor i bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore, si dhe për të ndihmuar rajonin në rritjen e prosperitetit, sigurisë dhe stabilitetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.