Progres-Raporti dhe integrimi, Marta Kos zbulon se kur do të bëhet Shqipëria anëtare e BE-së!
Shqipëria do të bëhet anëtare e Bashkimit Europian atëherë kur Qeveria dhe Parlamenti të kenë përmbushur detyrimet.
Kështu tha Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian Marta Kos, duke iu përgjigjur pyetjes së A2 CNN, pas prezantimit të progres raportit për vendet kandidate.
“Po, Shqipëria do të bëhet anëtare e Bashkimit Europian nëse qeveria dhe parlamenti do të përmbushin detyrimet e tyre dhe nëse shtetet anëtare do ta mbështesin këtë proces”, tha Kos.
E pyetur rreth protestave në Shqipëri dhe nëse shihte ngjashmëri me ato në Serbi, Kos u përgjigj:
“Sa u përket protestuesve dhe protestave në Shqipëri, është e rëndësishme që njerëzit të kenë mundësinë të shprehin opinionet e tyre. Një pjesë e kërkesave që ata po parashtrojnë lidhet drejtpërdrejt me atë që ne po bëjmë në kuadër të procesit të anëtarësimit. Bëhet fjalë për kapitullin 27, që lidhet me legjislacionin mjedisor. Ky është vetëm një shembull se si Bashkimi Europian, përmes procesit të anëtarësimit, dëshiron ta ndihmojë vendin të arrijë objektivat e tij, duke u dhënë mbështetje edhe përfaqësuesve të shoqërisë civile”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.