☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 91.90 ▲4.28%
ARI 4,399 ▼0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $69,885 ▼ -1.27% ETH $2,142 ▼ -0.86% XRP $1.3996 ▼ -2.66% SOL $89.3800 ▼ -2.49%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 91.90 ▲4.28 % ARI 4,399 ▼0.19 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 91.90 ▲4.28 % ARI 4,399 ▼0.19 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

Bregu: PS të mos harrojë si pengoi integrimin për 3 vjet rresht

Deputetja e PD, Majlinda Bregu, duke marrë fjalën në seancë plenare i ka kujtuar mazhorancës se, dje në opozitë e pengoi për 3 vite rresht procesin e integrimit.

“Sikur për 3 vjet rresht mazhoranca e sotme të mos bllokonte statusin, Shqipëria do ta kishte marrë datën e negociatave me kohë. Në 2013, në dialogun e nivelit të lartë, me tone përgëzuese për qeverinë e ikur dhe inkurajimi për qeverinë e re, komisioneri Shtefan Fyle njoftoi dhënien e statusit të vendit kandidat”, ka thënë Bregu.

Bregu, e cila votoi ndryshe nga kolegët e saj demokratë në Bruksel, i ka cilësuar si absurde gëzimet e qeverisë aktuale për rekomandimin pozitiv.

“Kryeministri bën foto me celularin e tij, ministrja e Integrimit shpërthen në buzëqeshje sepse dhënia e rekomandimit erdhi në kohën e saj. Ndërsa unë buzëqesh sepse detyrimet ishin realizuar nga meritat e qeverisë time”, ka thënë Bregu.

Duke e cilësuar një lajm shumë të mirë për shqiptarët, deputetja demokrate ka theksuar se, të gjithë kanë kontribuar për t’ia arritur kësaj dite.

“Por PD ka meritën e saj që nga anëtarësimi në NATO, liberalizimi i vizave dhe pse jo pavarësia e Kosovës”, ka thënë Bregu. Sipas saj, integrimi “është një proces që gënjeshtarit i demaskon krekosjen e që nuk të jep vota askujt, as PS-së e as PD-së.

“As Rama, as Basha e askush tjetër nuk ka për t’u shpërblyer nga votuesit shqiptarë me ndonjë votë më shumë”, ka vijuar Bregu.

“Unë nuk do t’ia lejoja vetes të festoja si Edi Rama dje. Ne jemi një vend ku ligji nuk zbatohet, ku fshatari i pamundur burgoset dhe kriminelët i sjellim në Parlament. Prandaj reforma në drejtësi është kusht”, ka shtuar ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.