Kronika

Breshëri plumbash drejt një lokali në Tiranë

Pesë pumba u qëlluan nga një automjet në lëvizje e sipër në një lokal në Rrugën e Kavajës, në të cilin ka qenë duke konsumuar kafe një person, që dyshohet se ka qenë shënjestra e ndonjë atentati të mundshëm ndaj tij. Deri më tani nuk dihet identiteti i tij dhe as me çfarë arme është qëlluar. Policia dyshon se kjo ngjarje mund të ketë qenë një tentativë për vrasje, megjithatë mbetet për t’u vërtetuar nga ekspertët e policisë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar filmimet e kamerave. 18:11- Disa të shtëna me armë janë raportuar pranë një qendre tregtare në Rrugën e Kavajës. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen të ngjarjes si dhe kapjen e personave. Në njoftimin paraprak të policisë së Tiranës thuhet se: “Më datë 10.01.2016, në Rrugën e Kavajës, pranë një qendre tregtare, dyshohet të jetë gjuajtur me armë zjarri. Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja arme zjarri”. Nga informacionet e para dyshohet se bëhet fjalë për një atentat të mundshëm ndaj një personi, pasi sipas njoftimit të policisë të shtënat janë drejtuar ndaj një lokali aty pranë, ku ndodhej dhe “objektivi” i autorit. Ky i fundit gjuajti tri herë me armë dhe ka qenë këmbësor, ndaj dhe identifikimi ose kapja e tij pritet të jetë më e lehtë për uniformat blu. Nga të shtënat drejt lokalit, është plagosur në ballë një person si pasojë e thyerjes së xhamit. Policia ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarjeje dhe po pyet dëshmitarët okularë për të gjetur dhe identifikuar autorin. – See more at: http://www.shekulli.com.al/m/post.php?id=372779#sthash.HfBLmOhO.dpuf

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button